Fakti që shkollat pezullohen për dy javë, nuk do të thotë që të rinjtë të mblidhen në darkë nëpër lokale dhe klube nate.
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të Qeverisë u bëri apel të rinjve që të shmangin grumbullimet dhe të bëjnë kujdes për të moshuarit në shtëpi.
“Është shumë e rëndësishme për të gjithë të rintjë që ne sot po i privojmë nga vjatja në shkollë të shmangin grumbullimet e mbrëmjes në lokale, të shmangin tabet dhe klubet e natës ku kërcehet e këndohet sepse kontakti aty është shumë e afërt dhe nuk është rrezikshmëria tek të rinjtë por mbartja e virusit tekj të moshuarit në shtëpi.
Vihet theksi dhe tek mos grumbullimi nëpër spitale por kontakti në telefon me autoritetet shëndetësore si dhe disiplina e secilit për tu vetëkarantinuar.
Mbyllja e kufijve nuk është një opsion dhe nuk çon asgjëkundi në raport me koronavirusin”,u shpreh Rama.