Qeveria urdhëron pezullimin e qirave për biznesin dhe familjet

Qeveria shqiptare ka në plan të pezullojë përmes një akti normativ pagesën e qirasë mujore të biznesit të vogël dhe familjeve të personave që kanë humbur punën, bëri të ditur kryeministri Edi Rama në një status për ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook.

Rama nuk bëri të ditur se nga çfarë date fillon zbatimi i një mase të tillë, por kërcënoi qiradhënësit me një gjobë në masën pesëfish me qiranë në rast se e kërkojnë atë.

“Me aktin normativ për masat e veçanta do të ndalohen pagesat e qirave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të luftës!”, shkoi Rama.

“Qiradhënësit do të ndalohen t’u kërkojnë pagesën mujore këtyre subjekteve ose do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së qirasë përkatëse!”, shtoi ai.

Aktualisht pjesa dërrmuese e biznesit të vogël është e paralizuar që nga mesi i Marsit. Një pjesë, si kafetë dhe restorantet, janë të ndaluara me urdhër nga Ministria e Shëndetësisë ndërsa pjesa tjetër thjeshtë nuk kanë biznes.

Check Also

Zanafilla e inceneratorëve: Emergjenca mjedisore u shpall pa bazë ligjore

Në fillim të shkurtit 2014, pesë zëvendësministra të qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama …

Argumentimi qesharak i gjyqtarit Erjon Bani, ish-ministri Koka u la në burg për t’i “rregulluar imazhin drejtësisë”(!)

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi sërish të rrëzojë kërkesën e …

Ballkani i Hapur? Rama: Do të presim e shohim reagimin e Serbisë

Shqipëria nuk ka pse të ndjehet e rrezikuar nga agresoni rus në Ukrainë, ndërsa vendi, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *