????????????????????????????????????

Qeveria pezullon shumicën dërrmuese të prokurimeve publike

Qeveria shqiptare duket se ka vendosur pezullimin e procedurave të zakonshme të prokurimit për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19 “deri në një njoftim të dytë.”

Lajmi u bë i ditur në një njoftim për shtyp të Agjencisë së Prokurimit Publik të botuar në faqen e saj.

“Autoritetet kontraktore duhet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme,” bëhet e ditur në njoftim.

“Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë, deri në një njoftim të dytë.”

Agjencia e Prokurimit Publik pati njoftuar pezullimin për pesëmbëdhjetë ditë të procedurave të reja të prokurimit më datë 12 Mars ndërsa në datat 16-19 Mars, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë shpallën disa tenderë me vlerë të përgjithshme 94 milionë euro me një buletin të quajtur “buletin special”. Të katërta tenderët lidheshin me rindërtimin e objekteve shkollore të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe që të gjitha ishin tenderë me procedurë të kufizuar, e cila i jep autoritetit kontraktor të drejtë të zgjedhë se cilat nga kompanitë lejohet të hedhin ofertë.

Në njoftimin e fundit, APP pezullon edhe procedurat në proces. “Gjithashtu, të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia, deri në një njoftim të dytë,” shkruhet në njoftim.

Qeveria shqiptare prokuron çdo vit afërsisht 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ose rreth 1 miliardë euro sipas të dhënave të APP të vitit 2017. APP nuk ka publikuar raport për vitet 2018 dhe 2019. Më shumë se gjysma e këtyre prokurimeve lidhen me investimet publike ndërsa pjesa tjetër janë shpenzime operative. Nuk bëhet e qartë se çfarë synimesh ka qeveria pas këtij vendimi.

Në buxhetin e shtetit të ndryshuar me akt normativ në fillim të krizës së COVID-19, qeveria nuk parashikon rënie të investimeve apo ulje të shpenzimeve operative për këtë vit.

Check Also

Atentati ndaj 42-vjeçarit në Lezhë policia pyet disa dëshmitarë

Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona në lidhje me atentatin e të martës në …

Venecia kritikon socialistët për ndryshimet e njëanshme në kushtetutë

Komisioni i Venecias shprehu keqardhje për procedurën e ndjekur nga Partia Socialiste dhe mbështetësit e …

Mirel Mërtiri, padi kundër BIRN Albania për dëm ‘moral dhe ekzistencial’

Me pretendimin se raportimi për lidhjet e tij me koncesionet e trajtimit të mbetjeve urbane …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *