Pse Shqipëria nuk aplikon testet e shpejta Covid-19?

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar prej javësh përdorimin e testeve të shpejta për Covid-19 duke i dhëne përparësi analizimit të sa më shumë njerëzve.

Administrata e SHBA-ve ka aprovuar përdorimin e një pajisjeje të quajtur GenExpert, e cila përdoret kryesisht për të analizuar teste për turbekulozin.

Përmes kësaj pajisjeje testet mund të analizohen për 45 minuta dhe me një volum prej 96 testesh në 24 orë.

Testet e shpejta kanë bërë të mundur që SHBA-të të diagnostikojnë rreth 450 mijë te infektuar me koronavirusin.

Shqipëria ka një pajisje të tillë dhe nuk është e qartë se përse nuk po përdoret.

Në një intervistë për gazetaren Ilva Tare në Euronews, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico u shpreh të enjten se për mënyrën e testeve po punohet për të implementuar shembujt e ngjashëm të SHBA-ve.

“[…] ka një seri kitesh, janë rapid-test [teste të shpejta], ngjajnë me ato testet e shtatëzanisë dhe për 5-6 minuta merret përgjigjie. Ky test po shikohet me kujdes.”

Megjithatë Fico nuk saktësoi se në çfarë konsistonte shqyrtimi nga ISHP-ja dhe çfarë lloj testi bëhej fjalë konkretisht.

Në 1 muaj autoritetet shqiptare kanë kryer rreth 3200 teste për Covid-19 me një mesatare prej rreth 100 testesh në ditë.

Nga ky numër kuptohet se pajisja GenExpert, për kitet e së cilës autoritetet shqiptare të shëndetësisë mund të furnizohen direkt në kompaninë amerikane, nuk po përdoret.

Numri i vogël i testeve ka ngjallur debate të shumta duke përfshirë opozitën, qeverinë, Presidentin, por edhe Komitetin e ekspertëve, pjesë e së cilit është dhe drejtoresha e ISHP-së, Fico.

Drejtoresha e ISHP-së tha se debati vijon në të gjitha vendet e tjera. Ajo përsëriti deklaratën e Komitetit te Ekspertëve se strategjia e testimeve nuk ka arsye pse të ndryshojë.

“Gjatë kësaj periudhe, ky testim ka qenë i vlefshëm deri sa jemi duke folur. Askush që i është dashur apo që duhej të bënte testin nuk i ka munguar. Nuk mund të ndryshojmë gjëra me qejfra dhe të pa argumentuara”.

Check Also

Vlerësimi i “The Economist”: Bilanci real i pandemisë, 12 mijë viktima në Shqipëri

Bilanci i pandemisë në Shqipëri mund të jetë shumë herë më i lartë nga sa …

Escobar: Do të shpallim persona të tjerë “non grata” në rajon

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar u shpreh sot në …

Protesta e 8 janarit, Berisha thirret nesër në Prokurori, pasnesër Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti demokrat Flamur Noka do të thirren nesër në Prokurori, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *