Policia sqaron oraret e lëvizjes: Ja kush do të lejohet të qarkullojë

Policia ka sqaruar oraret dhe mënyrën se si do të kryhet qarkullimi i automjeteve gjatë kësaj periudhe, ku qeveria ka ndërrmarrë masa të ashpra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

“Të gjithë pronarët e bizneseve prodhuese apo ata që ofrojnë shërbime për qytetarët, të cilët duan të akreditojnë automjetet për lëvizje personeli apo mallra brenda qarkut, të mos dërgojnë email në adresën policiarrugore@asp.gov.al dhe as të mos telefonojnë në dy numrat e dedikuar, por t’i drejtohen Sektorit të Policisë Rrugore të qarkut ku kanë vendbanimin dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Ndërsa ata pronarë apo administratorë që kanë aktivitet/biznes edhe jashtë qarkut, si dhe ata që banojnë në qarkun Tiranë, të vazhdojnë të bëjnë kërkesa për akreditim nëpërmjet email-it policiarrugore@asp.gov.al dhe dy numrave të dedikuar”, njofton policia.

Policia thotë se orari i lëvizjes 06:00 deri 08:00 dhe në mbasdite 16:00 deri në 17:00 nuk është për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por për personelin/ punonjësit e ndërmarrjeve  prodhuese, të cilët do lejohen të kenë aktivitet, sipas konfirmimeve të bëra nga Policia e Shtetit, si dhe për punonjësit e institucioneve shtetërore të pajisur me dokument identifikimi të institucionit.

Ndërkohë, punonjësit e Policisë së Shtetit, ata të Policisë së Burgjeve, të SHPSF-ve, personeli shëndetësor dhe gazetarët lejohen të qarkullojnë në oraret e ndërrimit të turneve, duke patur me vete dokumentim e lëshuar nga institucioni ku punojnë.

Po ashtu, automjetet e firmave prodhuese dhe furnizuese, kadet, furgonçinat, kamionçinat dhe kamionët lejohen të lëvizin në çdo moment, por duke argumentuar lëvizjen me faturat e shpërndarjes së mallit apo të furnizimit me mall.

Për urgjenca mjekësore, personat të telefonojnë në numrin 129/112 dhe në dy numrat e dedikuar, duke bërë prezent problemin për lëvizjen që kërkojnë.

Check Also

Arrestohen 4 anëtarë të bandës shqiptare të drogës ‘Kompania Bello’: Mbushnin Europën me kokainë nga Amerika Latine

Tre shqiptarë dhe një italian, pjesë e grupit kriminal që vepronte për kartelin e drogës …

Banka Botërore: Shqipërisë iu shtuan 112 mijë të varfër në 2020-ën nga pandemia, niveli më i lartë i varfërisë në Rajon

Pandemia Covid -19 dhe tërmeti i 26-nëntorit 2019 e bënë me agresive varfërinë në Shqipëri. …

Shqipëria në listën e zezë të Britanisë së Madhe për pastrimin e parave të pista

Shqipëria është listuar nga qeveria e Britanisë së Madhe mes 21 vendeve me rrezik të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *