Policia italiane nxjerr pamjet: Si u ndoq dhe u kap kamioni me 400 kilogramë kokainë në Kosovë

Policia italiane ka publikuar pamjet e gjetjes së rreth 400 kilogramëve kokaine, që u sekuestruan një ditë më parë në Kosovë.

Lënda narkotike ishte nisur nga Brazili në një konteiner mishi, ku destinacion kishte Kosovën.

Guardia di Finanza ka treguar se e kishte ndjekur kontenierin me mish, ku fshihej dhe droga që në momentin që u fut në territorin italian pas sinjalizimeve nga DEA Amerikane. Nëse kokaina do të nxirrej në treg, do të kapte vlerën e rreth 22 milionë eurove.

GDF thekson se të paktën 25 persona janë ndalur dhe 7 prej tyre u janë vënë prangat si të dyshuar në përfshirjen e trafikimit të kësaj sasie kokaine.

Ngarkesa e paligjshme u identifikua nga Fiamme Gialle dhe nga Oficerët e Agjencisë Doganore të Gioia Tauro përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një kontejneri në tranzit nga porti i Santos (Brazil) dhe që i drejtohej një kompanie me qendër në Lipjan (Kosovë).

Për të identifikuar autorët e trafikut masiv të paligjshëm, Prokuroria Publike e Reggio Calabria, DDA, urdhëroi ekzekutimin e një dërgese me ndërkombëtare duke mos e kapur drogën. Kështu në bashkëpunim me prokurorinë e Kosovës dhe atë shqiptare, sasia e madhe e kokainë u la që të dërgohej në destinacion, ku më pas u bë e mundur edhe arrestimi i personave të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar.

Check Also

Skenari i plehrave: Si u dhjetëfishuan kostot e menaxhimit të mbetjeve të Durrësit

Javën e parë të qershorit, kontejnerët e mbeturinave në Durrës u tejmbushën sërish me plehra, …

Në Bruksel propozohet sanksionimi i të akuzuarve për korrupsion, KE sqaron çdo të ndodhë me të shpallurit “non grata” në SHBA

Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian miratoi me 58 vota pro, 8 kundër …

“Ju kisha thënë”, qëndrimi i Holandës për negociatat, Rama: Zgjedhjet mbaruan, Shqipëria u zhbllokua

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimit të Holandës për negociatat me Shqipërinë. Me anë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *