Polici po e shoqëronte në komisariat, shoferi e ‘rrëmben’ e tenton të largohet

Prej disa ditësh qeveria ka marrë masa që askush të mos lëviz me makinën e tij pa leje të veçantë. Këto masa janë marrë për parandalimin e koronavirusit në vendin tonë.

Por, jo të gjithë janë treguar të gatshëm për të zbatuar urdhrat e qeverisë.

Incidenti më i fundit ka ndodhur me shtetasin Pëllumb Hoxha, nga fshati Poshnjë i Beratit. Ai është bërë protagonist i një ndjekje të pazakontë nga policia e këtij qytetit, pasi në makinën me të cilin ai po mundohej ti ikte policisë, kishte marrë dhe një punonjës policie, të quajtur Xhelal Gerdani.

Polici u ndodh brenda në makinën e Pëllumb Hoxhës, pasi kishte hipur për ta shoqëruar Hoxhën, në komisariatin e policisë së Beratit, por në ecje e sipër Hoxha, nuk i është bindur policit Gerdani dhe ka filluar ti japë me shpejtësi makinës, duke mos shkuar në ambientet e komisariatit por është nisur në drejtim të fshatit Perondi.

Gjithçka, ka ndodhur dy ditë më pare rreth orës 20:00 të mbrëmjes, kur forcat e policisë së Beratit, janë vënë në alarm duke ndjekur automjetin tip “Toyota” me targë AA791RY që drejtohej nga Pëllumb Hoxha dhe që brenda mjetit ishte dhe një punonjës policie. Vetëm pas 1 ore Hoxha është mundur të arrestohet në banesën e tij në fshatin Poshnjë, ku qëndronte në këmbë në pritje të policisë.

Një ditë më parë gjykata e Beratit, caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Pëllumb Hoxhën, masë kjo e njëjtë që kishte kërkuar prokurori i çështjes, Gentian Abazaj.

Sipas vendimit të gjykatës, rezulton se në 17 janar 2020 një grup i gatshëm i policisë së Beratit, ishte stacionuar në një nga rrugët e fshatit Perondi, ku ka ngritur postobllok në kuadër të masave kundër Covid-19, me qëllim ndalimin  e qarkullimit të mjeteve dhe njerëzve.

Pikërisht në këtë postobllok, është afruar mjeti tip “Toyota” me targë AA791RY. Mjetin në fjalë policia e ka ndalur, ka pyetur drejtuesin e mjetit nëse kishe autorizim për të lëvizur. Pasi kanë marë dijeni se drejtuesi i mjetit  nuk kishte autorizim, më pas drejtuesi i postobllokut, ka urdhërur policin e grupit të gatshëm Xhelal Gerdani, të bënte shoqërimin e tij në komisariat. Polici në fjalë ka hipur në automjet dhe niset për në komisariatin e Beratit.

Nga Perondia deri në afërsi të komisariatit të Policisë tek kryqezimi kur kthen në komisariat, mjeti ka lëvizur normal. Në momentin që ndodhej në këtë pikë, pasi drejtusi i makinës, kishe folur me dikë ne telefon, kthen drejtimin  e lëvizjes në krahë të kundërt, rrit shpejtësinë e mjetit dhe largohet, duke mos shkuar për ku ishte nisur së bashku me policin e ngarkuar për të bërë shoqërimin e tij.

Polici Gerdani, në këtë kohë i ka kërkuar duke komunikuar që të kthente mjetin dhe mos të ndërlikonte më tej situatën, por Pëllumb Hoxha, nuk e ka dëgjuar. Hoxha ka ikur në drejtim të Kuçovës, e më pas ka delë në rrugën kryesore në Poshnjë, ku dhe ka godit një mjet të policisë që ishte pozicionuar për ta ndaluar.

Gjatë kohës që përshkon këtë rrugë, drejtuesi i mjetit  ishte së bashku me një person tjetër i cili qëndronte në sendiljen e parë të pasagjerit, i cili ende nuk është arrestuar dhe identifikuar nga policia.

Ndërsa polici, Xhelal Gerdani, gjatë gjithë kohës i ka komunikuar dhe i ka  kërkuar Pëllumb Hoxhës që të ndryshonte mendim, të linte veprimet  që kryente dhe të kthehej për, ku ishin nisur.

Por Pëllumb Hoxha, nuk i është bindur nuk i bindet, duke i pohuar policit: “…ç’deshe që hipe në mjetin tim…”. Xhelel Gerdani në telefon informon kolgët dhe eproret e vetë se drejtuesi i mjetit nuk po i bindej  dhe ju tregon për lëvizjet e tij me makinë.

Grupi i gatshëm,i cili në kohën që merr dijeni ishe duke shkuar ne Berat, e pikërisht tek vendi i quajtur “Moravë”, kthehet e vihet në kërkim të kapjes së Pëllumb Hoxhës. Në kërkim të këtij personi vihen një sërë shërbimesh policie,të cilat e ndjekin nga pas, i dalin përpara për ta ndaluar.

Në kohën që “Toyota” ndodhej afër  vendit të quajtur “Lapidar”, në Poshnjë nga dalja e rrugës dytësore për në atë kryesore, Pëllumb Hoxha, godet mjetin e policisë rrugore, i cili  ishe në lëvizje në aksin kryesor.

Para se të dilte në këtë pikë, Pëllumb Hoxha ka zbritur nga makina punonjësin e policisë, Xhelal Gerdani. “Toyota” pasi ka goditur mjetin e policisë, lëviz në drejtim të Urës  Vajgurore, por nuk mbërrin në Urë, pasi diku në këtë zonë Pëllumb Hoxha, fshehu mjetin e tij.

Makina në fjalë ka dalë nga rruga dytësore me drita të fikura dhe godet një mjet tjetër të policisë, i cili lëviste aty pranë. Pëllumb Hoxha, është larguar në këmbë në drejtim të banesës së tij në Poshnjë, ku pas tij shkojnë dhe forca të shumta policie, të cilat në hyrje të rrugicës vënë re se ishte Pëllumb Hoxha në këmbë.

Pas këtij konstatimi Hoxha është arrestuar dhe shoqëruar në polici. Ndaj tij është ngritur akuza e “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Drejtimi i Mjetit në mënyrë të parregullt”, ”Shkellje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Shkatërrimit të pronës”. Për këto akuza ai është lënë në burg nga gjykata e Beratit.

Check Also

Sot bëhet një vit nga tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë ndër dekada

Ishte ora 03:56 mëngjesin e 26 nëntorit të kaluar, kur një lëkundje e fuqishme me …

Malltezi: Rama, Ahmetaj, Blushi, Koka e Zoto janë kapur duke vjedhur 430 milionë euro, s’e mbulojnë dot me mediat e blera

Anëtari i kryesisë së PD-së, Malltezi, ka denoncuar ato që i quan pseudomedia lidhur me …

Shkollat drejt mbylljes për shkak të pandemisë

Një pjesë e nxënësve pritet të mos kthehen në klasa pas pushimeve të festave të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *