Pikëpyetjet e tenderit urgjent 129 milionësh për respiratorët në QSUT

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur një tender për marrjen e respiratorëve për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi. Këta respiratorë do të përdoren për të trajtuar pacientët e infektuar me covid-19.

Edhe pse pandemia ka ditë që është shpallur dhe alarmi është dhënë 2 muaj më parë, ministria e shëndetësisë zgjodhi të blejë këto aparatura në një moment kur pandemia po arrin kulmin. Por nga dokumentet e siguruara nga lapsi.al hidhen disa dyshime për procedurat e ndjekura nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Qeveria ka vënë në dispozicion mbi 129.7 milionë lekë për këtë blerje.

Tenderi është me prokurim të drejtpërdrejtë duke eliminuar garën. Ajo që e bën garën inekzistente është afati që ka vënë ofertuesi për paraqitjen e dokumenteve duke lënë vetëm një ditë në dispozicion. Sipas dokumenteve, tenderi me prokurim të drejtpërdrejtë për furnizim dhe vendosje respiratorësh me dy modalitete për adultë dhe moshë pediatrie për covid-19 është publikuar në datë 17 mars dhe afati për të dorëzuar dosjet është ora 17.00 e datës 18 mars 2020.

Kjo të lë dyshime për të besuar në një paracaktim të garës derisa lihet një fat kaq i ngushtë kohe. Një tjetër pikë që bie në sy është edhe te kriteret e përzgjedhjes së kompanisë. Afati i lëvrimit të pajisjen vlerësohet me 60 pikë ndërsa oferta financiare e bërë me 40 pikë.

Kjo pikë lë të dyshosh se në garë mund të futet një kompani që e ka ditur më herët ekzistencën e tenderit dhe që ka pasur kohë të sigurojë pajisjet sepse në një kohë kaq të ngushtë (vetëm 24 orë) çdo kompani do ta kishte të vështirë të siguronte një kontratë për gjetjen e tyre në një kohë kur në të gjithë botën po kërkohen respiratorë të tillë.

Dyshimet flasin për një tender të paracaktuar për të përfituar klientët e zakonshëm të qeverisë që edhe në këtë rast do të përfitojnë miliona nga situata e krijuar.

Check Also

Kërkuan rrëzimin e nenit të Kodit Zgjedhor për ndarjen e mandateve, ‘Kushtetuesja’ cakton seancën për kërkesën e Patozit dhe Murrizit

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 9 qershor 2021 kërkesën e Partisë Bindja Demokratike dhe …

Ndërtimi i Portit të Durrësit, portë e hapur për sirianët drejt BE-së

Në fund të muajit mars, Qeveria ndërhyu në një vendim të saj të vitit 2013, …

Hetimi i Mediut për Gërdecin, ftesa e Ramës për Bashën dhe pse PD po sulmon SPAK

Fatmir Mediu u prish në fytyrë kur në një lidhje “Live” teksa po fliste për …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *