Pas orës 13:00 shfuqizohen dhe autorizimet e policisë

Policia e shtetit deklaron se në zbatim të ndalimit të lëvizjes prej orës 13:00 të datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020, do të shfuqizohen edhe të gjitha autorizimet e dhëna nga Policia e Shtetit në këtë fashë orari. Askush nuk do te tolerohet

“Në zbatim të urdhrit për mbylljen apo kufizimin e lëvizjes në Republikën e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19: Ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjetet, prej orës 13:00 të datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Përjashtohen nga ky rregull, mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive për shërbime të ndryshme dhe shërbimet në banesë (delivery).

Të gjitha autorizimet e dhëna nga Policia e Shtetit shfuqizohen, duke filluar nga ora 13:00 e datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë të gjitha kufizimet, pasi nuk do ketë asnjë tolerim për askënd që i shkel ato.”

Check Also

Disa njerëz në Shqipëri janë të paprekshëm nga Covid-19

Djali i saj pesë vjeçar, dy prindërit e bashkëshortit dhe ai u infektuan të gjithë …

19 të vdekur, 986 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 19 të vdekur si …

Po nëse në fletën e votimit vendosim opsionin ‘asnjë nga partitë’

Nga Irena Beqiraj Afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, siç edhe pritej, po shoqërohet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *