Pa pullë fiskale, Dogana sekuestron 892 mijë paketa cigare

892 mijë paketa cigare pa pullë fiskale u zbuluan sot në doganën e Hanit e Hotit, në Shkodër. Lajmi u njoftua nga drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi, i cili tha në një deklaratë për mediat që nëse ngarkesa do të hidhej në treg vlera doganore që i duhej paguar shtetit, kapte shifrën e 1.1 milionë eurove. Paketat, e llojit ‘Slim’, u gjetën pas një kontrolli të ushtruar në një kamion.

“Paketat e cigareve ishin të llojit Slims. E gjithë kjo ngarkesë ishte e pa pajisur me pullë fiskale shqiptare apo të ndonjë shteti tjetër. Nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimeve doganore që duhet të paguhej kap shifrën e 140 milionë lekëve ose përafërsisht 1.1 milionë euro.

E gjithë sasia e sekuestruar dhe rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale Kontrabandë me mallra që nuk paguajnë akcizë.

Në bashkëpunim me prokurorinë e Gjykatës së Shkallë së Parë Shkodër po kryen veprime të mëtejshme hetimore. Ky nuk është rasti i parë që kohët e fundit administrata doganore sekuestron dhe kap mallra kontrabandë, sidomos për mallra që paguajnë akcizë.

Strukturat e administratës doganore do të vazhdojnë në vazhdimësi të angazhuara plotësisht për zbatim të planeve apo detyrave funksionale që ka çdo degë doganore. Objektivi ynë është lufta ndaj paligjshmërisë duke synuar krijimin e një klime sa më të favorshme për të zhvilluar biznes në funksion të konkurrencës së ndershme dhe barazisë përpara ligjit”.

Check Also

Çmendet qeveria, koncesion i ri 200 milionë dollarë për kolaudimin

Klodian Tomorri Pak ditë më parë përmes një shkrese zyrtare, Ministria e Infrastrukturës ka urdhëruar …

Përfundon faza e tretë e BKH-së

35 kandidatë dorëzojnë formularin e pasurisë Përfundon procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për …

Policët e policëve, pr/ligji shkrin SHÇBA, krijohet super-agjencia në dorë të Ministrit të Brendshëm

Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim publik projektligjin për krijimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *