Operacioni i riatdhesimit riktheu 1105 qytetarë të bllokuar jashtë Shqipërisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi të enjten mbylljen e operacionit të riatdhesimit për qytetarët shqiptarë të bllokuar jashtë kufijve të Shqipërisë për shkak të krizës së koronavirusit të ri, COVID-19.

Operacioni i riatdhesimit nisi më 29 mars me fluturimin e “Air Albania” nga kryeqyteti italian, Roma dhe përfundoi mbrëmjen e së mërkurës, po nga qyteti i Romës. Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fiona Demneri, përgjatë katër ditëve u realizuan 9 fluturime me “Air Albania” dhe u kthyen në Shqipëri 1105 qytetarë.

“Janë kryesisht studentë dhe njerëz në nevojë në pamundësi qëndrimi, të cilëve u janë mbyllur konviktet, turistë pa mjete të mëtejshme jetese, shtetas të gjendur në vende të ndryshme të Europës për arsye humanitare apo punë sezonale,” tha Demneri.

Ministria deklaron se kishte asistuar më herët kthimin e 686 shtetasve të tjerë, duke e çuar numrin total të të riatdhesuarve në 1791.

Përgjatë 4 ditëve të operacionit të riatdhesimit u kryen dy fluturime nga Italia, tre nga Gjermania si dhe nga një fluturim nga Britania, Zvicra dhe Franca. Gjithashtu u kthyen edhe 165 qytetarë shqiptarë të cilët kishin mbetur në Kroaci.

Qytetarët e kthyer i janë nënshtruar kontrollit të temperaturës në kufi si dhe u është bërë thirrje që të vetëkarantinohen për 14 ditë. Në vetëkarantinim është edhe ministri Gent Cakaj pas udhëtimit të tij më 29 mars në Itali.

Të enjten, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme vendosi në dispozicion të qytetarëve të tjerë të mbetur jashtë Shqipërisë, të cilët mund të kenë nevojë për ndihmë ose informacion disa numra telefoni dhe adresa emaili.

 

Operacioni i riatdhesimit

Roma – 120 shtetas

Kroacia- 165 shtetas

Gjeneva – 121 persona  dhe 1 bebe

Memingem- 131 shtetas

Lion- 116 shtetas nga Franca dhe Spanja

Frankfurt- 65 persona +1 bebe

Frankfurt- 120 shtetas

Londra- 120 shtetas

Roma- 135 shtetas

Check Also

Momenti i vrasjes së djalit të ish-policit në Vlorë

ABC ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit të ekzekutimit të 31-vjeçarit Tauland Gjikaj mesditën e …

“Foton e djalit që më ka vdekur ma nxjerrin si vrasës të Shkëlzen Kastratit”

Elmir Tufa dhe 4 persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia dhe akuzohen …

Vrasja e Klodian Rashës, mbyllet hetimi. Prokuroria merr të pandehur policin për “vrasje me dashje”

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, duke marrë të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *