Operacioni “Forca e Ligjit”, SPAK, pas verifikimit kërkesat e para në gjykatë

Janë 12 emrat e njohur të krimit, të cilët nuk bindën Operacionin Forca e Ligjit me justifikimin e pasurive, në proces verifikimi tashmë prej më shumë se 5 ditësh nga Prokurorët e SPAK.

SPAK ka 15 ditë kohë që këtë kërkesë për sekuestro ta dorëzojë pranë Gjykatës së Posaçme, GJKKO, e cila ka gjithashtu 15 ditë kohë për të marrë vendimin e sekuestros ose jo, të pasurive të dyshimta të vëna me parakrimi.

Por prokurorët kanë përfunduar disa verifikime dhe javën e ardhshme, do t`i drejtohen gjykatës me kërkesë. Formularët e dorëzuar për vetëdeklarim Lulzim Berishës, Ardian Çapjes, Suel Çelës, Dashamir Gjokës, Edlir Hysenajt, Emiljano Hysenajt, Saimir Taullaut, Arben Isufajt dhe Plarent Dervishajt janë në proces verifikimi, edhe pse më parë disa prej tyre janë hetuar me ligjin antimafia.

Me marrjen në dorë të deklaratave të pasurive të tyre, ato janë dorëzuar në SPAK dhe tashmë pritet që me veprimet dhe hetimet e kryera ndaj tyre, kërkesa ti drejtohet gjykatës për marrjen e masës së sekuestros.

Burime thanë se për disa raste, prokurorët do t’i kërkojnë policisë material shtesë, pretenduar se në shumë referime nuk kanë objektin e hetimit dhe vlerësimit të pronës që duhet sekuestruar. Dhe një prej tyre është rasti i Emiliano Shullazit, ndërsa OFL thotë se barrën e provës duhet ta kenë të dyshuarit.

Check Also

Të ardhurat tatimore, KLSH: VIP-at performancë jo të mirë, Tirana, Durrësi e Vlora dobët me kontributet

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka marrë në auditim Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve …

Shkatërrimi i rafinerisë së Ballshit i lë punëtorët duarbosh

Dhjetë mijë euro nuk janë pak para që pensionisti 65-vjeçar, Robert Astani të mund t’i …

“Ka kontaminuar zonën me mbetje të rrezikshme” – IKMT i vë gjobë 2 milionë lekë “Bankers Petrolium” dhe i pezullon aktivitetin

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka gjobitur me 2 milionë lekë të reja …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *