Numri i personave të prekur nga COVID-19 shkon në 186

Numri i personave të prekur me COVID-19 shkoi në 186 të premten, pas zbulimit të 12 rasteve të  reja nga Instituti i Shëndetit Publik. Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha në një deklaratë për median se në 24 orët e fundit ishin kryer 102 testime të reja, duke e çuar numrin total të testeve të kryera në 1246. Mes tyre, 14% e të testuarve kanë rezultuar deri më tani pozitivë.

Bilanci i viktimave të COVID-19 u rrit në 8 të premten, pas vdekjes së dy personave të prekur në spitalin Infektiv. Viktimat janë një 85-vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga qyteti i Fierit.

Harta e zonave të prekura nga koronavirusi u shtri edhe në qytetin e Pukës, ku u zbuluan dy rastet e para. Tirana vazhdon të ketë rritjen më të madhe me 107 persona të prekur, e ndjekur nga Fieri me 20 raste, Korça me 12 raste dhe Durrësi me 11 raste.

Në Elbasan janë zbuluar deri më tani 5 raste me COVID-19, në Lushnje, Kavajë, Shkodër dhe Lezhë janë shënuar nga 4 raste, ndërsa në Tropojë, Pukë, Has dhe Rrogozhinë nga 2 raste. Në Berat dhe në Krujë ka deri më tani nga 1 person të prekur.

“Në spitalin Infektiv  në Tiranë ndodhen 77 pacientë, pesë prej të cilëve ndodhen në terapi intensive. Pjesa tjetër e pacientëve janë në gjendje të stabilizuar,” tha Fico.

31 persona janë shëruar tashmë nga sëmundja dhe pas testeve të kryera kanë rezultuar negativë.

Drejtoresha e ISHP përsëriti apelin për personat që dyshojnë se mund të jenë të infektuar që të mos shkojnë menjëherë në spital. Qytetarët me sëmundje kronike janë të lutur të telefonojnë në linjën e gjelbër për t’u konsultuar për problemet e tyre me shëndetin, ndërsa ata që dyshojnë se janë të prekur nga COVID-19 duhet të telefonojnë numrin 127 të Urgjencës Kombëtare.

Check Also

Los Anxhelos rikthen maskat, Biden: Vala e re e pandemisë, tek të pavaksinuarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i pyetur nëse amerikanët do të …

Reforma në drejtësi, Xhafaj: 24 orë para miratimit, diskutohej të binte qeveria. Sot ka të penduar nga ata që e kaluan

22 korriku i këtij viti shënjon 5 vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, themelin ligjor …

Dionis Biba, personazh i njohur i rrjeteve sociale, u kap brenda shtëpisë së barit, dënohet me 15 muaj në Angli

Dionis Biba është një personazh i njohur i rrjeteve sociale pasi përmes videove në Instagram …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *