Nis Vetingu në administratë, emrat e parë që do kontrollohen dhe kur shkarkohen

Në sistemin e drejtësisë ka nisur zyrtarisht në 24 shkurt 2020 një Veting paralel, subjekte të të cilit janë kancelarët e prokurorive si dhe kandidatët për inspektorë pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Vetingu i dytë do të kryhet nga Komisioni i Vlerësimeve të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale si dhe nga Njësia e Mbështetjes së Komisioneve në Departamentin e Shërbimeve Ligjore pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kancelarët dhe kandidatë për inspektorë do t’i nënshtrohen verifikimit për ligjshmërinë e pasurive dhe pastërtinë e figurës. Vendimi për nisjen e Vetingut në administratën e drejtësisë është marrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e fundit.

Po si do të kryhet Vetingu nga KLP?

Fillimisht, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për verifikimin e kancelarëve, u kërkon informacion Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Byrosë Kombëtare të Hetimit kur të ngrihet, shërbimeve shtetërore informative, si dhe çdo organi disiplinor që ka mbikëqyrur disiplinën në marrëdhëniet e mëparshme të punës të kancelarit.

Në bazë të këtyre informacioneve, njësia pranë KLP do të hartojë raportet të veçanta për secilin kancelar si dhe për çdo kandidat për inspektor. Raportet do të shqyrtohen dhe miratohet nga KLP. Nëse ka informacione komprometuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos shkarkimin e kancelarit nga detyra me vendim të të arsyetuar.

Kancelarët e parë që do verifikohen janë Rudina Shermadhi, Përparim Hoxha, Laureta Binaj, Dhora Qirici, Zamira Spahiu, Valentina Qoka, Sotiraq Stratoberdha, Alketa Kurmaku etj.

Ndërkaq, të gjithë këshilltarët ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ndihmësit ligjorë pranë gjykatave administrative, ndihmësit ligjorë pranë Prokurorisë të Përgjithshme do verifikohen nga Komisionet e Vetingut që po kalojnë në skenar gjyqtarët e prokurorët. Nëpunësit civilë dhe punonjësit në Prokurorinë e Shkallës së Parë dhe Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda duhet të firmosin deklaratën e heqjes dorë nga e drejta e privatësisë në telekomunikacion dhe në llogari bankare, bashkë me anëtarët e afërm të familjes, në të kundërt nuk mund të jenë pjesë e administratës së SPAK.

Kancelarët e parë që do verifikohen janë Rudina Shermadhi, Përparim Hoxha, Laureta Binaj, Dhora Qirici, Zamira Spahiu, Valentina Qoka, Sotiraq Stratoberdha, Alketa Kurmaku etj. Ndërkaq, të gjithë këshilltarët ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ndihmësit ligjorë pranë gjykatave administrative, ndihmësit ligjorë pranë Prokurorisë të Përgjithshme do verifikohen nga Komisionet e Vetingut që po kalojnë në skenar gjyqtarët e prokurorët.

Nëpunësit civilë dhe punonjësit në Prokurorinë e Shkallës së Parë dhe Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda duhet të firmosin deklaratën e heqjes dorë nga e drejta e privatësisë në telekomunikacion dhe në llogari bankare, bashkë me anëtarët e afërm të familjes, në të kundërt nuk mund të jenë pjesë e administratës së SPAK.

Check Also

Gratë në median shqiptare: Nga riviktimizimi tek stigmatizimi si imorale

Në tetor 2017, një vajzë 15-vjeçare në një fshat të izoluar në Shqipërinë juglindore raportoi …

Zbulohet rrjeta kriminale e FOREX/ ‘Mafia italiane’ dhe BOSS-ët e tij shqiptarë qarkullojnë dhjetra MLN € çdo vit

Në artikujt tanë të fundit, JOQ Albania ka ndërmarrë denoncime serioze, faktike kundrejt aktivitetit kriminal …

Argumentimi qesharak i gjyqtarit Erjon Bani, ish-ministri Koka u la në burg për t’i “rregulluar imazhin drejtësisë”(!)

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi sërish të rrëzojë kërkesën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *