Nga Kavaja dhe Hasi / Shkon në 15 numri i viktimave zyrtare nga Covid

Ministria e Shëndetësisë njofton se dy pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në spital, duke e çuar në 15 numrin e viktimave nga COVID-19 në Shqipëri.

Pacienti 77-vjeçar I. B., nga Kavaja, i konfirmuar me COVID-19 po trajtohej prej 2 javësh në spitalin infektiv, teksa ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi.

77-vjeçari vuante nga disa sëmundje: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.

Ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme edhe pacienti R. P 69-vjeç nga Hasi, i konfirmuar me COVID-19, i cili është trajtuar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar). Pacienti R. P ka qenë në gjendje të rëndë shëndesore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojnë.

Shkon në 15 numri i qytetarëve që kanë humbur jetën me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Check Also

Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën

Rriten infektimet nga përhpaja e variantit Delta, por kufizimet për qytetarët nuk ndryshojnë. Komiteti i …

Dënimi me 2 vite burg i Llallës, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin, drejtësia kundër zyrtarëve të korruptuar

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme …

Vala e rritjes së çmimeve në vend, nga po vjen dhe sa do të vazhdojë

Vala e rritjes së çmimeve erdhi si cunam në tregjet globale këtë vit, por në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *