Nga e hëna vetëm një person nga familja për pazar, leja me aplikacion

Ndryshon sërish skema e lëvizjeve në këto kohë kur vendi është në izolim për shkak të COVID-19.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar të gjithë qytetarët se është gati aplikacioni online ose mesazhet për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar.

Ndërkohë, duke nisur nga mesdita e nesërme (ora 13:00), për të vijuar deri të hënën në mëngjes (ora 05:00), vendi do të jetë në shtetrrethim.

Njoftimi i Ramës:

GATI APLIKACIONI ONLINE OSE ME SMS PËR LEJE-DALJEN E VETËM NJË PERSONI NGA FAMILJA PËR TË BËRË PAZAR!

? NJËSOJ SI JAVËN E SHKUAR, NGA ORA 13.00 NESËR DERI TË HËNËN 05.00 TË GJITHË NË SHTËPI DHE TË GJITHË QEPENAT MBYLLUR!

? NGA E HËNA ASKUSH NUK DEL DOT MË NË PAZAR, PA MARRË LEJEN DIGJITALE ME E-MAIL OSE TELEFON NË EMËR TË FAMILJES

*pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane

Check Also

ISHP këshillon vaksinim për linë e majmunit për personelin mjekësor dhe kontaktet e afërta

Këtë mëngjes është mbledhur Komiteti Kombëtar Teknik- Këshillues i Imunizimit në ISHP, për masat paraprake …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *