Në pritje të ekspertizës, gjykata lë në burg 3 të arrestuar për mbetjet në Vlorë

Gjykata e Vlorës i ka lënë dy muaj kohë prokurorisë të faktojë akuzat në drejtim të të akuzuarve për trafik të lëndëve të ndaluara dhe të rrezikshme në tragetin e linjës, Vlorë- Brindizi. Nga gjashtë të akuzuarit dolën këtë të hënë para gjykatës për vlerësimin e pasës së sigurisë, tre u lanë të lirë për arsye shëndetësore, ndërsa për tre të tjerët u caktua masë sigurie me dy muaj burg deri në mbërritjen e analizave mbi mbetjet që ndodheshin në traget.

Gjykata la me dy muaj burg, Kujtim Xhaferllari, zëvendës kapiten i tragetit, Arbër Çunin, shoferi i kompanisë së pastrimit “Delfini 1” dhe Zamir Kormuzi, administrator i kompanisë që mblidhte materiale të riciklueshme. Ndërsa për kapitenin dhe Festim Tefa u dha masë sigurie e arrestit në shtëpi për shkak të moshës. Masë sigurie arrest në shtëpi u dha edhe për Elisabeta Çunin, administratore e kompanisë “Delfini 1“. Për Agron Brataj u vendos masë detyrim paraqitje, ndërsa u tha se agjencia që ai drejtonte shiste bileta dhe s’kishte lidhje me pjesën tjetër të punës.

6 personat u arrestuan më 20 shkurt, pas dyshimeve në se në tragetin që bënte linjën Brindisi-Vlorë ishin gjetur mbetje të dëmshme të cilat po tentohej të shkarkoheshin në qytetin bregdetar. Policia dhe prokuroria ngritën akuza për transport të mbetjeve të ndaluara, ndërsa u tha se në traget ishte gjetur material i dyshuar si Amiant dhe disa fuçi me mbishkirimin “Eni”, por që nuk ishte e qartë çfarë lënde kishin. Dyshimet u ngritën pas një denoncimi në inspektoriatin e mjedisit, ndërsa u vu në dukje se për disa prej tyre nuk kishte fatura tatimore dhe as ishin deklaruar në doganën e Brindisit.

Gjatë seancës prokuroria paraqiti argumentet e ndalimit dhe kërkoi gjykatës që të arrestuarit të qëndronin në qeli deri në mbërritjen e ekspertizës, duke sqaruar se dyshohet se mbetjet e gjetur kanë përmbajtje të Aminatit ose Azbestit.

Të arrestuarit i kanë mohuar akuzat. Kapiteni i anijes i cili foli gjatë seancës tha se mbetjet ishin krijuar sëbrendshmi pas remontit të tragetit dhe se asnjë prej tyre nuk ishte e rrezikshme. Ai tha se ato ishin rregjistruar para 30 ditësh në rregjistrin e posaçëm për mbetjet. “Çdo produkt i përdorur për remontin është i certifikuar dhe blerë në subjektet e licensuara. Përjegjësia ime ka qënë maksimale, pasi unë kam detyrimin ligjor për shëndetin e ekuipazhit dhe udhëtarëvë”, tha Festim Tefa. Ai po ashtu akuzoi konkurencën për sulmin, duke pretenduar se nuk ishte hera e parë që ndaj tyre sajoheshin akuza të ngjashme.

Ndërkohë edhe mbrojtës të të tjerë të ndaluarve pretenduan se nuk kishte prova. Edmond Dëma avakoat i Elisabeta Çunit tha se ndalimi nuk ishte bërë në flagrancë por disa prë pas konstatimit të mbetjeve. Mbrojtësit kërkuan lirimin e të gjithë të akuzuarve.

Ndërkohë pretendimin për sulm nga konkurenca kanë mbajtur edhe administratorët e kompanisë që zotëron tragetin. Ata pretenduan se çdo gjë që ndodhej në anije ishte e rregjistruar dhe nuk kishte lëndë të paligjshme. Ndërkohë e vetmja ekspertizë e mundësuar nga dogana në Vlorë është verifikimi se në traget lëndët nuk ishin radiokative.

Check Also

Zelli i tepërt i socialistëve kuksianë vë në siklet kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama duket se u vu në siklet të premten para opinionit publik pasi …

Kukësi i heq titullin “Nder i Qarkut” publicistit kosovar Veton Surroi

Publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë …

“Lëvizni me urgjencë”, Kim flet për mbledhjen e KED dhe përsërit thirrjen

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *