Ndryshon orari i lëvizjes, pas orës 13.00 do të jetë gjithçka e mbyllur

Nga nesër do të ndryshojë orari i levizjes. Sipas njoftimit të kryeministrit qarkullimi i lëvizjes do të jetë nga ora 5 e mengjezit deri në orë 13 të drekës. Ky do të jetë edhe orari i punës për administratës.

“Nga nesër regjimi i lëvizjes ndryshon, sepse nuk kemi asnjë orë e jo më ditë për të humbur me edukimin e të pabindurve, të cilëve shumë shpejt do të detyrohemi t’ua kthejmë me të njëjtën monedhë, jo vetëm duke i ndëshkuar me gjobat e sanksionet në fuqi po edhe duke u ndërprerë çdo lloj ndihme e shërbimi shtetëror!

Thirrjet për mirëkuptimin e tyre po mbarojnë!

Nga nesër orari i lëvizjes do të jetë 05.00 – 13.00! ky do të jetë në vijim edhe orari i punës së punonjësve të administratës që janë të autorizuar të shkojnë zyra.

Nga nesër në orën 13.00, gjatë gjithë ditës së dielë, deri të hënën në orën 05.00, do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të republikës së shqipërisë. në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike!

Kjo është luftë dhe armiku nuk po largohet, por po afrohet çdo minutë! Prandaj mblidheni mendjen bashkë me mua që duhet të shtrëngojmë çdo ditë vidat e zinxhirëve mbrojtës, nëse nuk duam të na grijë si helmi mizat!

Check Also

ISHP këshillon vaksinim për linë e majmunit për personelin mjekësor dhe kontaktet e afërta

Këtë mëngjes është mbledhur Komiteti Kombëtar Teknik- Këshillues i Imunizimit në ISHP, për masat paraprake …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *