Në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar.
Pacienti ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, teksa vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Pacienti me inicialet A.C. ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore është rënduar në mënyrë të menjëhershme.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë rekord, pacienti nuk ia ka dalë të mbijetojë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën edhe një herë thirrje qytetarëve, që të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e distancimit social dhe të izolimit, të cilat janë të domosdoshme për frenimin e përhapjes së COVID-19”, shkruan Ministria.