Ndërron jetë në spitalin infektiv 67-vjeçari, viktima e 10 me COVID-19 në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. 67-vjeçari me inicialet Ll. N. ishte prej 10 ditësh i sëmurë dhe po trajtohej prej katër ditësh në terapi intensive në gjendje të rënduar, i intubuar. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacienti që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

67-vjeçari është viktima e dhjetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një paciente nga Vlora, me inicialet L. M., e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv dhe në dy ditët e fundit në terapi intensive në gjendje të rëndë. Pacientja që rezultonte në kartelën e spitalit infektiv në moshën 52 vjeçare, sikundër u raportua mbrëmjen e djeshme, pas verifikimeve me gjendjen civile, është 72-vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social. Ministria e Shëndetësisë ju kërkon qytetarëve të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes dhe të mos shkojnë menjëherë në spital.

Check Also

Gazetari publikon audion: Artan Lame instrukton punonjësit të mashtrojnë 100 mijë qytetarë për legalizimet: S’do ju bëhet po mbajini varur se votojnë palën tjetër

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, është shfaqur në një material audio duke këshilluar punonjësit e …

Mediat greke: Truku i Ramës me karantinën 14-ditore, po dekurajon shqiptarët të udhëtojnë për votimet

Ndërsa raportojnë lajmin për karantinën 14-ditore të vendosur ditën e djeshme nga Komiteti Teknik i …

Gjashtë të vdekur dhe 148 raste të reja me Covid

6 qytetarë nuk mundën ta fitonin betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *