Ndërron jetë gazetari shqiptar

Gazetari i njohur sportiv Aleko Gjergjo është ngarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguan me anë të një statusi në “Facebook”, për humbjen e rëndë që ka pësuar gazetaria shqiptare dhe jo vetëm.

Statusi i Metës:

Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të gazetarit të shquar sportiv, Aleko Gjergo, mjeshtrit të radiokronikës dhe komunikimit publik, një ndër ikonat e pazëvendësushme të Radio Tiranës, njeriut fisnik e intelektualit aktiv, autor i disa librave dhe përkthimeve.

Kam kujtimet më të mira dhe vlerësimet më të larta për personalitetin e tij të veçantë, edhe si një prej bashkëpunëtorëve të emisionit më të ndjekur sportiv radifonik të viteve ’90 “Nga njëra ndeshje, në tjetrën”.

Transmetimet e Aleko Gjergos, përbëjnë një trashëgimi të pasur të fondit të artë të radiokronikës shqiptare, aq e vlefshme për brezat e rinj të gazetarëve sportivë.

Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Gjergo në këto momente tepër të vështira, u shpreh ngushëllimet më të ndjera atyre, gjithë të afërmve, dashamirësve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

I paharruar kujtimi yt Aleko Gjergo!

Check Also

Skenari i plehrave: Si u dhjetëfishuan kostot e menaxhimit të mbetjeve të Durrësit

Javën e parë të qershorit, kontejnerët e mbeturinave në Durrës u tejmbushën sërish me plehra, …

BE heq kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria

Vendet anëtarë kanë arritur marrëveshjen për të hequr kufizimet e udhëtimit për 8 vende, duke …

Konkurrenca, hapet hetim i thelluar për tregun e karburanteve

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *