Ndërron jetë 52-vjeçarja nga Vlora, viktima e 9 me CoVid-19 në Shqipëri

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 52-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me COVID-19.

52-vjeçarja ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

52-vjeçarja është viktima e nëntë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.​

Check Also

Gjykata e Posaçme konfiskon 22 pasuri të grupit të Habilajve

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka sekuestruar 82 milionë euro …

Pas vendimit të parlamentit, Shqipëria përballet me një tjetër goditje ndaj lirisë së medias

Gazetarët në Shqipëri kanë reaguar me shqetësim ndaj një vendimi nga parlamenti i vendit për …

Skenari i plehrave: Si u dhjetëfishuan kostot e menaxhimit të mbetjeve të Durrësit

Javën e parë të qershorit, kontejnerët e mbeturinave në Durrës u tejmbushën sërish me plehra, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *