Ndalohet një person, kundërshtoi masat kundër COVID-19 dhe kërcënoi mjekun

Shefi i Urgjencës Rajonale në Elbasan është kërcënuar nga një person të mërkurën ndërsa ishte në detyrë. Ergys Mici tha se ishte kërcënuar pasi kishte këmbëngulur që personi të respektonte distancat dhe masat kundër COVID-19, por qytetari ka kundërshtuar dhe ka kërcënuar mjekun.

“Ne jemi i vetmi shërbim shëndetësor 24 orë në këtë situatë dhe jemi më të rrezikuarit. Sot u përballa me një rast kërcënimi. I kërkova një qytetari të respektonte distancat dhe rregullat kundër COVID 19. E pyeta kush ishte dhe pse ndodhej aty. Nuk ishte rast urgjent. Por ajo që mora në këmbim ishte një kërcënim jete”, i tha Mici BIRN.

Mici tha se ka denoncuar kërcënimin në polici, por kjo kishte marrë kohë pasi linja dikte e zënë. “Edhe pse telefonuam policinë linja dilte e zënë dhe situata ishte tepër delikate. Ishte një njeri që nuk e kisha parë ndonjëherë. Për këtë rast e kam bërë denoncimin dhe nuk di çfarë masash ka marrë policia”, tha mjeku.

Policia mësohet se ka bërë shoqërimin në komisariat të të dyshuarit. E kontaktuar nëpërmjet zëdhënëses Drejtoria Elbasan konfirmoi se është duke u marrë me anën proceduriale pa dhënë asnjë detaj për rastin në fjalë.

Ndërkohë mësohet se personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka vazhduar me kërcënimet ndaj shefit të urgjencës edhe pas mbërritjes së policisë.

Personeli mjekësor ka marrë masa që të zbatohen rregullat ndaj epidemisë që në hyrje pasi mjekët e urgjencës e shohin veten si të rrezikuar për shkak të kontakteve me pacientët e urgjencës. Por për mjekët është problem që në këtë strukturë shëndetësore nuk ka shërbim policie dhe e vetmja barrierë është një roje në hyrjen e urgjencës.

“Pranë urgjencës tonë nuk ka shërbim policie dhe i gjithë personeli i urgjencës që punon 24 orë në 24 ndjehet i frikësuar. Përvecc rrezikut të infeksionit ne përballemi edhe me këto raste që na e bëjnë punën më të vështirë.”, tha Mici për BIRN.

Shefi i Urgjencës Rajonale në Elbasan ka kërkuar shërbim 24 orë të policisë së shtetit dhe masa të tjera për të rritur sigurinë e personelit.

Aktualisht në qendrën Spitalore në Elbasan janë anuluar të gjitha operacionet e planifikuara dhe është ulur ndjeshëm numri i pacientëve të shtruar. Mësohet mjekët kanë filluar kontaktimin e pacientëve nëpërmjet telefonit duke bërë edhe konsultimin online. Ndërkohë recetat janë duke u plotësuar në mënyrë elektronike. Po kështu janë kufizuar ndjeshëm shërbimet në Poliklinikën Qendrore. Personeli shëndetësor është përshtatur për t’i shërbyer pacientëve në kushtet e reja, por sërish përballet me vështirësi.

Ata thonë se masat mbrojtëse janë të pamjaftueshme përballë kerkesave gjatë orëve të shërbimit, ndërsa kërkojnë që të testohen në vazhdimësi për shkak të rrezikshëmërisë së madhe.

Check Also

SPAK dërgon për gjykim çështjen ndaj ish-drejtorit të Tatimeve Korçë

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK, njoftoi të premten se kishte dërguar për gjykim në …

SPAK: Lista e pasurive që i janë sekuestruar Adriatik Llallës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar apo i njohur ndryshe si SPAK …

Ministria e Shëndetësisë: 13 të vdekur dhe 782 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se kanë humbur jetën 13 qytetarë me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *