Mjeku Pipero: Situata në Shqipëri është serioze, ja si është gjendja e të sëmurëve

Mjek infeksionist, Pëllumb Pipero, deklaroi në emisionin “Opinion” se situata në Shqipëri është serioze.

Mjeku shpjegoi dhe gjendjen aktuale të 23 të prekurve, ndërsa shtoi se 7 prej tyre janë në gjendje më të rëndë. Pipero theksoi se në vijim numrat e të prekurve nga koronavirusi do të vinë duke u rritur.

Situata është serioze. Tani që flasim janë 23 veta të konfirmuar, janë 7 pacientë të shtruar, gjendja e tyre është mesatarisht e rëndë.

Nuk kanë nevojë për oksigjeno-terapi apo intubim. Disa prej tyre i mbajmë me oksigjeno-terapi, por kanë prekje të polmoneve.

Ne e konsiderojmë serioze sepse eksperienca ne Kinë ne mjekët mund të flasim për ta pas ditës 8 ose 9.

Ne përpiqemi të mbajmë në parametra optimal organet vitale. I kemi vënë në trajtim në protokollet më të mira të ,mundshme bazuar nga eksperienca e kolegeve.

Ndërkohë, vijon gjurmimi i rasteve të reja. Ne jemi në fillim, numrat do vijnë duke u shtuar”-tha Pipero.

Check Also

Si po përgjohen nga SPAK rastet e dyshuara? 2576 CD dhe mbi 7 mijë DVD për t’u zbardhur, zyrtari i lartë tregon detajet

Korriku ishte padyshim një moment show force e SPAK që tregoi se po bëhet gati …

Los Anxhelos rikthen maskat, Biden: Vala e re e pandemisë, tek të pavaksinuarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i pyetur nëse amerikanët do të …

Reforma në drejtësi, Xhafaj: 24 orë para miratimit, diskutohej të binte qeveria. Sot ka të penduar nga ata që e kaluan

22 korriku i këtij viti shënjon 5 vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, themelin ligjor …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *