Mësimi do të bëhet me WhatsApp

Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 23 mars, por Ministria e Arsimit deklaroi se po mendon të mos humbasë as orët mësimore, duke u dhënë mësimet virtualisht fëmijëve. Sipas Ministres Besa Shahini një ndihmë për këtë do të jenë edhe rrjetet sociale.
“Po bëjmë një plan për të gjithë drejtorët e shkollave që do të orientojnë mësuesit të rrinë në kontakt me prindërit dhe të japin instruksione nxënësve të mësojnë nga shtëpia”, u shpreh ministrja e Arsimit, Besa Shahini
Ministrja deklaroi në konferencën për mediat se këto masa janë marrë duke pasur qëllim frenimin e përhapjes së virusit.
“Kam frikë se nuk do arrijmë të zëvendësojmë të gjitha orët e humbura, për këtë arsye jemi duke bërë një plan për të gjithë drejtorët e shkollave të cilët do të orientojnë mësuesit të rrinë në kontakt me prindërit. Të japin instruksione nxënësve të mësojnë nga shtëpia. Të gjithë prindërit i kemi në grupe WhatsApp me mësuesit e fëmijëve të tyre, ku mund të komunikojnë rregullisht për instruksionet e ndryshme që mund të marrin ata që t’i orientojnë fëmijët e tyre që të punojnë nga shtëpia. Është përgjegjësi e prindërve dhe fëmijëve për të realizuar programin mësimor,” është shprehur më tej ministrja Shahini

Ministrja deklaroi se një formë e punës që po shqyrtohet është seli-video nëse ka pyetje nga prindërit në chat-in e WhatsApp.

Ndër të tjera Shahini udhëzoi nxënësit të mësojnë në shtëpi, të lexojnë librat shkollorë dhe të bëjnë detyrat e shtëpisë, në bazë të instruksioneve që do të japin mësuesit.

“Nesër kemi një takim virtual me ministrat e arsimit në kuadër të kryesimit të OSBE nga Shqipëria, ku do të ndajmë edhe eksperiencat e shteteve tona për adresimin e çështjeve që lidhen me një proces sa më të rregullt arsimor, në këtë fazë ku nuk mund të frekuentojmë shkollat. Ne si Shqipëri kemi pasur mundësinë të mësojmë nga përvojat e mira të vendeve të tjera”, tha më tej ministrja Shahini.

Gjithashtu, ministrja tha se do të ketë një vendim të dytë pas datës 23 mars.

“Ne do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me juve përmes konferencave për shtyp (sikurse kjo tani), por edhe përmes rrjeteve sociale ku do të postojmë çfarëdo lloj informacioni që mendojmë se është i mirë për juve, për qytetarët që na shikojnë, për nxënës, për prindër dhe për mësuesit,” deklaroi më tej Shahini.

Check Also

Gratë në median shqiptare: Nga riviktimizimi tek stigmatizimi si imorale

Në tetor 2017, një vajzë 15-vjeçare në një fshat të izoluar në Shqipërinë juglindore raportoi …

Zbulohet rrjeta kriminale e FOREX/ ‘Mafia italiane’ dhe BOSS-ët e tij shqiptarë qarkullojnë dhjetra MLN € çdo vit

Në artikujt tanë të fundit, JOQ Albania ka ndërmarrë denoncime serioze, faktike kundrejt aktivitetit kriminal …

Argumentimi qesharak i gjyqtarit Erjon Bani, ish-ministri Koka u la në burg për t’i “rregulluar imazhin drejtësisë”(!)

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi sërish të rrëzojë kërkesën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *