Maskat e skaduara: SPAK nis hetimet për ministritë e Mbrojtjes dhe të Shëndetësisë

Në datën 2 Prill nga selia e Partisë Demokratike u denoncua mënyra se si ministria e Mbrojtjes kishte zhvilluar një tender për shpërndarjen e ushqimeve, dhënë një kompanie kompjuterësh në Maqedoni.

Ky denoncim dhe shumë informacione të këtij subjekti partiak, kanë mbërritur sot në prokurorinë e posaçme antikorrupsion dhe nesër prokurorët thanë se pritet që me anë të shortit të caktohet dhe prokurori i çështjes. Padia e PD-ës ka mbërritur në prokurori me postë.

Prokurorët thanë se për padinë ndaj ministrisë së shëndetësisë për maskat e skaduara, denoncimi ka mbërritur dhe çështja penale është regjistruar.

Pritet që në ditët e karantimit prokurorët të kryejnë disa veprime hetimore, ku nuk përjashtohet edhe pyetja e zyrtarëve të lartë të kësaj ministrie.

Check Also

Falsifikuan dokumentet, 3 të arrestuar, mes tyre drejtori i Zyrës së Tokës në Qarkun Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy funksionarë publik të akuzuar për falsifikim të …

Urdhri i parë i Gledis Nanos për drejtuesit e qarqeve: Paguani policët për punën jashtë orarit, lekët të merren nga paratë e konfiskuara nga krimi

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka marrë vendimin e parë që …

Komisioni për inceneratorët hiqet nga votimi me dakordësi mes PS dhe PD

Opozita dhe mazhoranca ranë dakord të enjten që të heqin nga rendi i ditës dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *