Masat ndaj CoVid-19, tregtarët ankohen për drejtorin e Bashkisë Tiranë, Berton Hoxha

Pak ditë më parë kryeministri dha urdhrin për të bërë distancën në pikat e shitjes në tregje në Tiranë.

“I kam kërkuar kryetarit të bashkisë së Tiranës, nga nesër dhe në vijim të mundësojë ndarjen e të gjitha tezgave në të tregjet e lagjeve që të mos jenë më të grumbulluar në një pikë por në distanca dhe pazari të bëhet pa qenë të detyruar të gjithë aty për të marrë ushqimet” deklaroi Rama.

Kryetari i Bashkisë e mori zotimin dhe i dha urdhrin vartësit të tij, Berton Hoxha që është drejtor për menaxhimin e tregjeve në Bashki për të bërë distancimin e tezgave.

Siç shihet nga fotot askush nuk e ka vënë ujin në zjarr për të bërë të mundur largimin e tezgave si masë për parandalimin e shpërndarjes së CoVid-19.

Tregtarët që janë kontaktuar nga media këto kohë kanë shprehur pakënaqësi ndaj drejtorit të Veliajt, Berton Hoxha, i cili jo vetëm nuk bën punën e tij, por është kthyer në një gjobëvënës ndaj tregtarëve dhe nëse nuk merr atë që do, i kërcënon në shumicën e rasteve nën efektin e alkoolit.

Denoncimet janë bërë dhe në portalin e bashkëqeverisjes dhe i kanë shkuar dhe kryeministrit në adresat e tij të komunikimit.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se Veliaj nuk merr asnjë masë ndaj një drejtori që e ka bërë bozë me abuzim ndaj tregtarëve.

Nëse do vijojë ta mbajë Bertonin drejtor, nuk do të jetë më thjesht një padijeni, por do kthehet në bashkëfajtor në abuzime të ulëta ndaj qytetarëve.

Check Also

Radhë edhe te Morgu i Tiranës

Kjo ka qenë situata në morgun e Tiranës këtë të diel. “Doli një polic atje dhe …

Fyerje ndaj Skënderbeut dhe Adem Jasharit. Qytetarët kërkojnë heqjen e dy shtatoreve në Prizren

Shumë shqiptarë të Kosovës kanë mbetur të pakënaqur nga dy shtatoret e përuruara një ditë …

Nisma “Thurje” shndërrohet në parti, pjesë edhe Rudina Hajdari

Drejtuesit e Nismës “Thurje” komunikuan zyrtarisht vendimin për t’u shndërruar në një forcë politike që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *