Masat, Manastirliu: Lokalet që rihapen gjobë 2 milionë lekë, “call center” të reduktojnë personelin

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një dalje për mediat bëri me dije se tashmë komunikimet nga insitucioni do të bëhen online në funksion të masave që po merren për shkak të situatës së koronavorusit në vend. Ajo bëri një përmbledhje të masave që janë marrë dhe përshkallzimit të mëtejshëm të tyre ashtu siç e gjykon komiteti i ekspertëve që po ndjek situatën. Manastirliu tha se qysh në ditën e parë kur u njoftuan rastet e para në vend pati një reagim nga ana e qytetarëve për rritje të kujdesit por nga ana tjetër nënvizoi se nuk kanë munguar edhe skeptikët që janë më indiferentë ndaj këtyre masave.

“Qytetarët nuk e kanë marrë me seriozitetin dhe përgjegjshmërinë r duhur detyrimin ndaj vetes dhe familjes për shmangien e mjediseve publike dhe konkretisht bareve dhe restoranteve shumë prej të cilave kanë qenë të populluara pas thirrjeve të përsëritura të bërë nga ana jonë.

Kjo është një kohë për të treguar kujdes masimal që nesër mos kemi pasoja që mund t’i shmangim. Në majën e prioriteteve tona prioriteti i shëndetit të qyteraëve është në majë ndaj duke kërkuar mirëkuptimin e gjithësecilit e të gjithë qytetarëve në këtë betejë që do ta fitojmë vetëm nëse e përballojmë të gjithë sëbashku ju bëj me dije se me vednimin e komitetit të ekspertëve i kam kërkuar këhsillit të ministrave përshkallëzimin e masave si më poshtë:

  1. Mbylljen deri në një njoftim të dytë të bareve lokale restornateve dhe klubeve fillimisht në Tiranë e Durrës.
  2. Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro ;për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin për vetëkarantinim të detyrueshëm si dhe pë rata qytetarë që nuk zbatojnë vetëkarantinën  e detyrueshme dhe që kanë rezultuar pozitiv testiit për koronavirusin.
  3. Caktimin e një gjobe 2 milionë lekë për gjithë baret resrorantet klubet që nuk respektojnë vendimin për mbyllje deri në një moment të dytë dhe rihapen në shkelje të tij.
  4. Vendosjen e distancës së sigurisë 1.5 metra të punonjësve në gjithë bizneset që nuk mbyllen për shkak të zinxhirit ekonomik por duhet vendosur kjo distancë që të shmenget përhapja.
  5. Reduktimin në maksimum të personalit të call center dhe garantimin e distancave të sigurisë dhe kushteve mbrojtëse për çdo punonjës. Sa më sipër kërkojmë mirëkuptimin e biznesvee për vete dhe për punonjësit e familjeve të tyre” tha Manastirliu.

Check Also

COVID, Italia, Macron, marrëdhënia me pushtetin, Rama rrëfehet për Forbes

Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria është një nga vendet më pak të prekura nga …

12 të vdekur, 832 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë të prekur nga Covid-19, 5 …

Akuzat e rënda për shantazh dhe korrupsion ndaj kreut të AKSHE. Një histori që ka përfshirë 4 ministra e ish-ministra

Kur dëgjon për herë të parë që në një kodër të thellë të Vorës, dikur …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *