Malltezi: Rama, Ahmetaj, Blushi, Koka e Zoto janë kapur duke vjedhur 430 milionë euro, s’e mbulojnë dot me mediat e blera

Anëtari i kryesisë së PD-së, Malltezi, ka denoncuar ato që i quan pseudomedia lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Në një reagim në Facebook, ai shkruan se ndërsa mediat e portalet që botuan deklaratat e Ben Blushit, gazetarit të tij, Habilaj, nuk botuan asnjë nga denoncimet e tij të argumentuara me dokumente lidhur me aferën e inceneratorëve.

Sipas Malltezit,  Blushi e Habilaj që deri dje ishin kundër inceneratorëve, sot janë bërë avokatët më të zellshëm të tyre.

“430 milione euro po vjedhin me inceneratoret. Ka para shume per te blere gjithe pseudomediat. por te besh reklamen e Rames, Blushit, tualetit, apo seksereve te tyre Mertiri/Zoto etj. merr mbi vete glasat dhe bajgat e tyre qe po vjedhin qindra miliona. Media qe boton Blushin dhe hajdutet e tjere pastaj jane vec ca pisanjose nuk nuk kane problem bajgat e tualeterve mjafton qe te marrin ca pagesa. Para 1 jave mender portale kishin mashtrimet e trasha te Blushit dhe zarit te tij Habilaj me top story qe u kthye ne avokatin e plehrave, por asnje nga ato portale nuk guxoi te shfaqte fact-chek qe i bera me 8 slide ku tregohen qarte mashtrimet e Blushit/Habilajt.” – shkruan Malltezi.

Më tej, Malltezi shkruan se ndësa Blushi e portalet militante që paguhen nga Digitalb apo komentatorë, botuan lajme për të hequr vëmendjen e aferës së inceneratorëve, nuk e vendosën sërish reagimin e tij me  për Blushin e Taulant Ballën.

“Pardje Blushi qe don te vjedhe i qete parate publike te kinse plehrave sajoi tjeter gje me tualetin dhe disa portale militante e botuan per te heq vemendjen e inceneratoreve. Prape i bera nje pergjigje me 7 pika per blushin dhe tualetin, keta nuk u ndien por prape mender portalet qe paguhen nga digitalb apo komentatore qe paguhen per te qene tek Topi nuk guxuan as kesaj rradhe te vendosin reagimin tim nderkohe qe kishin vendos sajesen e top-plehres. A nuk jane keta portale ne nivelin e fundit tek kjo shkallarja? Te mbushur me bajga? Gjynah. Nderkohe Blushi e zari habilaj qe te dy ishin Kundra inceneratoreve para se keto ti jepnin ca miliona e tani jane avokate te inceneratoreve dhe plehrave, dolen qe mashtrimin ta benin edhe “sponsored” ne Facebook. E bukura eshte qe dy mashtrimet e tyre ne dy jave rrjesht te sponsorizuara, nuk arriten dot te marrin as gjysmen apo 1/3 e like te reagimeve te mia pa bere fare “sponsored”. Tregues qe njerezit e dine fare mire kur po ju thua te verteten e kur po genjen, dhe nuk ka rendesi fare ne sa pisanjose e shpendan mashtrimin. Thjesht mbeten te perlyer me bajgat e donatoreve.” – shton Malltezi.

Në fund, anëtari i kryesisë së PD-së shkruan se kryeministri Rama, ministri Ahmetaj, ish-ministri Koka, Ben Blushi,  Alqi Bllako e biznesmenët Mërtiri e Zoto janë kapur në vjedhje dhe duhet të kthejnë 430 milionë eurot që kanë grabitur.

“Rama, Ahmetaj, Koka, Blushi, Mertiri, Zoto, Bllako, jeni kapur ne vjedhje 430 milione euro para publike. Duhet ti ktheni se kemi rruge te gjate bashke. Do shohim sa vendime qeverie ka per Elbasanin, sa per fierin, sa per tiranen, sa qindra telefonata ka ahmetaj me mertirin dhe zoton, si e ku eshte perfshire gjiknuri, pse dalin shtetas ruse ne guackat e Zotos ne Hollande, etj. Inceneratoret jane si pusete haleje qe kuderbimi i vjedhjes do e mbyse kete qeveri pavaresisht se sa hale me pare do hedhin per blushet dhe blerjen e hallexhi-mediave qe jane ne shitje te lire.” – mbyll reagimin Malltezi.

Check Also

Zyrtarizojnë koalicionin. Kurti për Kryeministër, Osmani Presidente

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani njoftuan arritjen e marrëveshjes së koalicionit, jo vetëm parazgjedhor. Kreu …

Loja e madhe e Erdoganit: Intrigat në Shqipëri e Ballkan

Nga Financial Times Ka kaluar një vit që kur shtetasi turk Harun Çelik u dërgua …

Studimi i ri / Nëse e keni kaluar Covid-19 mund të keni antitrupa për 5 muaj

Shumica e njerëzve që kanë pasur Covid-19 janë të mbrojtur nga riinfektimi për të paktën …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *