Luftë totale mes Aleksandër Frangajt dhe Ben Blushit, si po i nxjerrin të palarat njëri tjetrit

Prej disa ditësh, TV Klan dhe Top Channel kanë nisur një luftë të heshtur.

Dy personazhet kryesorë të kësaj lufte janë pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj dhe drejtori i Top Channel, Ben Blushi.

Nuk dihet se kush janë shkakatarët e kësaj përplasje, por Frangaj ka risjellë në skenë akuzat ndaj Ben Blushit, tek biznesi i inceneratorëve, duke përdorur edhe media të tjera.

Në skenë kanë dalë disa dokumente, sipas të cilave gruaja e Blushit rezulton aksionere dhe ortake me Klodian Zoton.

Palë në këtë betejë është bërë edhe Sali Berisha, kuptohet në krah të Aleksandër Frangajt.

Ai ka rimarrë të gjitha akuzat ndaj Blushit, dhe i ka postuar në FB-në e tij.

Blushi nga ana tjetër është përgjigjur duke risjellë në publik nëpërmjet TCH, akuzat për “rrugën e florninjtë” Milot-Balldre, prapa së cilës dyshohet se qendron Aleksandër Frangaj.

Kujtojmë që TV Klan e ka mbrojtur publikisht koston e çmendur për ndërtimin e kësaj rruge, që është jashtë çdo logjike.

Frangaj dhe Blushi kanë qenë miq bashkë dhe madje shkonin edhe për pushime nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Vetëm se tani gjërat duket se kanë ndryshuar dhe lufta mes tyre është bërë e ashpër.

Nuk dihet se cili do të jetë fundi i kësaj beteje, por një gjë e mirë vjen nga kjo përplasje: Të paktën po i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit. / Gazeta Tema/

Check Also

Vjosa Osmani bën historinë, personi më i votuar ndonjëherë në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 …

Komisioni i Jashtëm i PE miraton rezolutën për Shqipërinë

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian ka miratuar këtë të enjte raportin për progresin e …

Mjeku Tritan Kalo largohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

Mjeku Tritan Kalo është larguar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe këtë e ka bërë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *