Infermiere me veshje mbrojtese e maska duke futur ne spital paciente te dyshuar me koronavirus, COVID 19, te cilet jane transportuar me ambulance ne Sherbimin Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine. Deri tani jane konfirmuar 186 raste me koronavirus ne Shqiperi, nder te cilet 8 kane nderruar jete dhe 31 prej tyre jane sheruar./r/n/r/nNurses escort suspected coronavirus patients who were transported by ambulance to the Infectious Disease Ward at Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which has been turned into quarantine. So far, 146 cases of coronavirus have been confirmed in Albania, of which 5 have died and 17 have recovered.

Lufta kundër COVID-19 rrezikon t’i ktheje në dëm kolateral pacientët me sëmundje kronike

Dy organizata të shoqërisë civile i kanë dhënë zë nëpërmjet një letre të hapur dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, shqetësimit të qindra pacientëve më sëmundje kronike që marrim trajtim pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, shërbimi infektiv i të cilës është transformuar në spitalin COVID-1, për të kuruar personat e prekur nga koronavirusi i ri.

Organizata “Together for Life”, e cila mbron të drejtave të njerëzve në nevojë, dhe të komuniteteve të margjinalizuara, në bashkëpunim me Shoqatën e Pacientëve me Hepatite dhe të Transplantuarve të Shqipërisë, kanë përcjellë në një shkresë dërguar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ankesat e 152 pacientëve që vuajnë nga sëmundje kronike dhe që mund t’i marrin trajtimet vetëm pranë QSUT-së.

“Pacientët me sëmundje kronike janë të painformuar me rregullat e reja të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë,” tha Egla Bardhi, drejtore ekzekutive e organizatës ‘Together for Life’.

Sipas dy organizatave këtyre pacientëve duhet t’u sigurohet asistencë e specializuar mjekësore, në mënyre permanente, sikurse t’ju sigurohet dhe trajtimi me medikamente koagulante, pranë qendrës më të afërt shëndetësore, pranë qyteteve të tyre.

Në këtë kërkesë theksohet gjithashtu fakti se këta pacientë janë ekspozuar para një trajtimi të pabarabartë, të padrejtë dhe disfavorizues, për shkak të vendbanimit të tyre dhe kushteve aktuale të vetëizolimit.

Në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga dy organizatat, Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion një numër të gjelbër (0800 40 40) për të gjitha problematikat e këtyre pacientëve.

Njëkohësisht, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) ka nxjerrë disa udhëzime të reja për farmacitë ku përcaktohet se të sëmurëve kronikë dhe të moshuarve mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm do t’i shkojnë ilaçet në shtëpi nga farmacitë që kanë kontratë me këtë institucion.

Komunikimi i mjekëve me këto pacientë kronikë, sipas FSDKSH, do të bëhet nëpërmjet telefonit, për t’i rekomanduar recetën, e cila në vazhdim do ndiqet nga transporti i ilaçeve përkatëse nga farmacia në shtëpitë e pacientëve.

Shpërthimi i epidemisë së koronavirusit të ri COVID-19 në Shqipëri përbën një sfidë për sistemin shëndetësore shqiptar, i cili vuan nga keqfinancimi dhe ndërhyrjet e shpeshta politike në menaxhimin e tij. Edhe pse sfida e COVID-19 po përballohet me përgjegjshmëri të lartë nga autoritetet shëndetësore, pacientët me sëmundje kronike janë dyfish të ekspozuar ndaj rrezikut të koronavirusit.

Shërbimi mjekësor për trajtimin e këtyre pacientëve deri tani ka qenë shërbim i centralizuar vetëm në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, dhe nuk ofrohet në asnjë spital tjetër rajonal apo bashkiak.

“Një pacienti me hemofili nga Dibra i duhet të vijë në Tiranë pranë QSUT-së të marrë medikamentin, e kjo vlen edhe për pacientet me HIV-AIDS, me dializë, etj,” shtoi Bardhi, duke nënvizuar se kjo lloj lëvizje është shumë e vështirë nën masat shtrënguese të distancimit social të marra si pasojë e luftës kundër COVID-19.

Sipas Bardhit masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë nuk janë të mjaftueshme pasi shumë pacientë mbeten të painformuar, dhe si pasojë edhe të shqetësuar.

Check Also

Siguracionet, ligjet nuk mbrojnë konsumatorin kur kompanitë falimentojnë

Tregu shqiptar i sigurimeve është zgjeruar ndër vite, si në rastet kur kërkoi vitin e …

Kakofonia e ekspertizave mban pezull të dëmtuarit nga tërmeti në Durrës

Ardit Dulemata i ka ende të freskëta kujtimet e mëngjesit të 26 nëntorit 2019, gati …

Mësimi online, vendim i trishtë që duhet shpjeguar

Vendimi për të kthyer mësimin online na shqetëson pa masë. Megjithëse mund ta rrokje me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *