Kush janë dy bukuroshet në shënjestrën e OFL-së në Vlorë/ Studentja shantazhoi biznesmenin e martuar: Dua 15 mijë euro ose do t’i them gruas

Mes emrave në listën e OFL-së në Vlorë, janë dhe dy femra që duhet të justifikojnë pasurinë e tyre. Albertina Konomi dhe Desilvja Menaj, shënjestra e OFL në Vlorë.

VLORË

Lista e subjekteve të Operacionit Forca e Ligjit është zgjeruar tashmë në të gjithë vendin, dhe sot ‘thyhet’ akulli, pasi pjesë e listës nuk ka vetëm burra, por edhe gra. Krimi s’njeh gjini dhe ky është rasti, kur dy vajza nga Vlora duhet të sqarojnë burimin e pasurisë. E para është Albertina Konomi, pjesë e një bande në Athinë në Greqi, ku kanë kryer plot 33 grabitje. Konomi u arrestua në vitin 2016, ndërkohë që grupi kishte rrahur për vdekje një të moshuar greke.

E dyta është një 24-vjeçare nga Vlora e cila u bë sensacion në media disa vite më parë. Desilvja Menaj u arrestua 4 vite më parë, pasi tentoi të gjobiste të dashurin biznesmen, me inicialet E.C, pasi lidhja e tyre kishte përfunduar.  Duke i bërë shantazh, ajo i kërkoi me mesazhe 15 mijë euro në llogari, në të kundërt, familja e tij do të merrte vesh aferën jashtë-martesore të biznesmenit.

Mesazhet e biznesmenit me Desilvja Menajn: 

Desilvja Menaj: Ke kohë deri në orën 16:00 sot, të hedhësh në llogari 15.000 euro përpara se familja të marrë vesh historinë tënde. Emri: Desilvja Menaj, R…Bank. Mos harro që kam foto, kartëvizitën me emrin tënd, me data me të gjitha, di shtëpinë tënde zotëri. Kam aq arsye sa të vi që sot. Edhe mos guxo të bësh lojëra, (mos e qaj me njeri hallin) dhe e gjitha mbyllet këtu në mënyrë të drejtë.

Biznesmeni E.C: Nuk e di për ça po flet, po ky sms që tani shkon në prokurori.

Desilvja Menaj: Coje dhe prapë familja e merr vesh. Nuk jam vetëm zotëri, mendoje mirë, se boll e kam menduar një vit rresht sa i kam mbledh gjithë gjërat bashkë. Shko dhe çoje dhe shikoji gjërat si do shkojnë. As ta pret mendja ça jam e aftë. Coje, deri në 4 fix. Ke për ta parë.

Desilvja Menaj: Fjalë burrash, kjo është gjoba e ulët për ty dhe betohem në emër të familjes sime, mua s’ke për të më parë e dëgjuar më. Kshu duhej, unë në pritje jam, ça rruge do zgjedhësh.

Ai bëri një kallëzim në polici, ku ka dorëzuar edhe mesazhet e të resë. Gjykata vendosi ta dënonte me 1 vit e 4 muaj, ndërkohë që ajo përfitoi nga aministia e vitit 2016 që u firmos asokohe nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Nga një vëzhgim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të dy vajzat nuk kanë asnjë biznes në emër të tyre, por ato kanë për të dhënë sqarime për pasurinë e tyre, që sipas OFL ka dyshime se ka si burim aktivitete të paligjshme./dosja.al

 

Check Also

Çmendet qeveria, koncesion i ri 200 milionë dollarë për kolaudimin

Klodian Tomorri Pak ditë më parë përmes një shkrese zyrtare, Ministria e Infrastrukturës ka urdhëruar …

Përfundon faza e tretë e BKH-së

35 kandidatë dorëzojnë formularin e pasurisë Përfundon procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për …

Policët e policëve, pr/ligji shkrin SHÇBA, krijohet super-agjencia në dorë të Ministrit të Brendshëm

Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim publik projektligjin për krijimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *