Kthehen 100 shqiptarë të bllokuar nga koronavirusi nëpër Europë

Ndërkohë që shumica e vendeve kanë mbyllur kufijtë, shumë shqiptarë kanë mbetur në shtetet e tjera për shkak të bllokimit të kufijve.

Pas ndërhyrjes së Ministrisë së Jashtme dhe përfaqësive diplomatike të vendosura në vende fqinje kanë bërë të mundur kthimin në vendin tonë mbi 100 qytetarë shqiptarë. Në Itali ka një numër të madh shqiptarësh të cilët kanë mbetur në qytete të ndryshme në pamundësi për t’u kthyer.

Por në Ministrinë e Jashtme është ngritur një task-forcë e cila po merret me evidentimin e shqiptarëve që kanë mbetur të bllokuar në botë dhe kërkojnë të kthehen.

Autoritetet i bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që kanë urgjencë dhe domosdoshmëri për të lëvizur, përpara së të presin bileta apo të nisin udhëtime ajrore apo tokësore, të konsultohen me ambasadat në vendin përkatës.

20 qytetarë të cilët ishin bllokuar në kufirin hungaro/serb dhe pas 24 orësh është bërë e mundur që të martën në mëngjes të hyjnë në territorin shqiptar.

Janë të shumtë personat që për arsye turizmi apo pune ndodhen në Dubai, por 32 prej tyre të cilët kanë udhëtuar nga kontinenti aziatik drejt Shkupit kanë kërkuar ndërhyrjen e shtetit shqiptar që të bëjë të mundur kthimin e tyre me autobus drejt vendlindjes.

Të shumtë janë shqiptarët që marrin rrugët e Europës për t’u kuruar, siç është rasti i një çifit i cili ishte nisur drejt Italisë në rrugë tokësore.

Por për shkak të mbylljes së kufijve ato kishin mbetur të bllokur në Kroaci, por më pas janë transportuar me mjetet e ambasadave shqiptare në Zagreb, Bosnje-Mal të Zi, për të mbërritur në shtetin tonë.

9 persona që udhëtonin më automjete personale dhe 39 shtetas që udhëtonin me autobus nga Hungaria pas disa orësh pritjeje dhe me ndërhyrjen e Ambasadës në Beograd, ata u lejuan të vijojnë udhëtimin dhe kanë mbërritur në Shqipëri.

Për shkak të pezullimit të biletës së tyre, një nënë shqiptare sëbashku me djalin e saj 11-vjeçar në Barcelonë, pas ndërhyrjes së Task Forcës të ngritur në MEPJ është arritur që ato të kthehen në Tiranë të martën nëpërmjet Gjermanisë.

Ndërsa  një marinar shqiptar, që kishte ankoruar anijen në Sfax të Tunizisë ishte sëmurë dhe nuk është pranuar  në spital me friken e infektimit nga koronavirusi. Ai është ndihmuar nga ambasada shqiptare në Athinë e cila mbulon dhe Tunizinë.

Check Also

Covid-19: 18 të vdekur dhe 645 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 18 pacientë të prekur nga Covid-19, duke …

“Rasti Beccheti s’është surprizë, interesante pse Austria u përcaktua për konfiskim”

Konfiskimi i aseteve shqiptare në Austri për llogari të investitorit italian Francesco Becchetit nuk është …

Dëmet e tërmetit u vlerësuan nga punonjës të ‘pakualifikuar’, një raport i KLSH ngre dyshime mbi kapacitetet profesionale të Institutit të Ndërtimit

Nga Geri Emiri   Pasditen e 3 tetorit, forcat e ushtrisë së repartit të xhenios …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *