Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 70 numri i personave të prekur

Ka shkuar në 70 numri i personave të infektuar me koronavirus.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në komunikimin e përditshëm bëri të ditur se në total janë testuar 732 raste të dyshuara.

35 pacientë ndodhen të shtruar tek Spitali Infektiv në Tiranë.

“Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:

– 5 raste nga Tirana (2 raste kontakti dhe tre raste të reja)

– dhe një 82 vjeçare nga Fieri.

Deri në këto momente testuar 732 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste:

Tiranë  50 qytetarë

Durrës 5 qytetarë

Lushnje 2 qytetarë

Elbasan 2 qytetarë

Fier 7 qytetarë

Rrogozhinë  2 qytetarë

Kavajë 2 qytetar

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.

Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen 35 pacientë të shtruar.  3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.

Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.

Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencavem duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë”, ka thënë Rakacolli.

Check Also

Atentati ndaj 42-vjeçarit në Lezhë policia pyet disa dëshmitarë

Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona në lidhje me atentatin e të martës në …

Venecia kritikon socialistët për ndryshimet e njëanshme në kushtetutë

Komisioni i Venecias shprehu keqardhje për procedurën e ndjekur nga Partia Socialiste dhe mbështetësit e …

Mirel Mërtiri, padi kundër BIRN Albania për dëm ‘moral dhe ekzistencial’

Me pretendimin se raportimi për lidhjet e tij me koncesionet e trajtimit të mbetjeve urbane …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *