Koronavirusi, ISHP: Asnjë rast në vend, janë përforcuar masat në kufi

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino konfirmoi edhe njëherë se nuk kemi asnjë rast të dyshuar apo të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.

Në një dalje për mediat, ajo vuri theksin te kujdesi higjenosanitar nga qytetarët.

“Me rëndësi është të jemi vigjilentë dhe të kujdesshëm për veten dhe të afërmit tanë. Këto janë rregullat kryesore të higjenës. Ky virus nuk luftohet vetëm nga strukturat qeveritare por edhe duke u përkujdesur për veten dhe të afërmit tanë. Mos të përshtyjmë dhe lëshojmë qyrrat tona anembanë”, porositi ajo.

Bino tha se koronavirusi përhapet njësoj si virusi i gripit, me spërkla, por ka një vdekshmëri më të lartë se virusi i gripit.

Por si ta dallojmë nga gripi?

“Simpomat janë të ngjashme me gripin, me rëndësi është historia e udhëtimeve. Nuk duhen neglizhuar shenjat, të kontaktojnë menjëherë 127. Simptomat kryesore lidhen me problemet e frymëmarrjes. Por nuk duhet të dyndeni nëpër urgjenca. Kontaktoni në telefon me mjekun e familjes, te 127”, tha ajo.

Instituti i Shëndetit Publik, shtoi ajo, e përcakton koronavirusin në vend.

Bino tha se ka disa pajisje me të gjitha kitet dhe ragentët për të diagnostikuar koronavirusin në vend.

Bino tha se janë përforcuar masat në kufi.

“U bëj thirrje qytetarëve që udhëtojnë nga Italia apo Kina, të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo shqetësim mjekësor”, tha ajo.

Mjekja e infektivit nënvizoi se virusi në asnjë vend të botës nuk mund të ndalet në aeroport.

Në lidhje me karantinën, ajo tha se karantina është vend për të shëndoshët.

“Kemi përcaktuar rregullat si do bëhet vetëkarantinimi në shtëpi dhe karantina e posaçme në strukturat shëndetësore”, shtoi më tej Bino.

Check Also

Me çfarë po zëvendësohen mushkat? Korrierët e kanabisit eksplorojnë rrugë të reja në kufirin me Greqinë

Forcimi i kontrolleve në kufi me ndihmën e oficerëve të Frontex i ka shtyrë trafikantët …

Arrestohen 4 anëtarë të bandës shqiptare të drogës ‘Kompania Bello’: Mbushnin Europën me kokainë nga Amerika Latine

Tre shqiptarë dhe një italian, pjesë e grupit kriminal që vepronte për kartelin e drogës …

Banka Botërore: Shqipërisë iu shtuan 112 mijë të varfër në 2020-ën nga pandemia, niveli më i lartë i varfërisë në Rajon

Pandemia Covid -19 dhe tërmeti i 26-nëntorit 2019 e bënë me agresive varfërinë në Shqipëri. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *