Në Spitalin e Infektivit mjekët thonë se gjendja e të prekurve nga koronavirusi është e stabilizuar.
Edhe Infektivi mëngjesin e sotëm i është nënshtruar dezinfektimit, ky spital është boshatisur ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në zonën e QSUT.
Siç raporton ABC News, Spitali i Infektivit është kthyer tashmë në karantinë. Të gjithë personat e kontaktit të afërt me 2 pacientët, janë karantinuar, të paktën kështu ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë.
Në ambientet e Spitalit Infektiv në Tiranë është paraqitur dhe një tjetër person i shoqëruar nga autoambulanca. Menjëherë ambienti përreth është dezinfektuar.
Ndërkohë, sipas ABC News, paraprakisht dyshohet se është dhe një person i tretë i infektuar me koronavirus. Këtij personi po i bëhen analizat dhe pritet të dalin rezultatet.