Konfirmohen 14 raste të reja me Covid, në total 562 të infektuar

Prej më shumë se një jave në Shqipëri, numri i të shëruarve është më i lartë se ai i personave aktivë të infektuar me koronavirus.

Aktualisht janë 314 të shëruar në total, dhe vetëm 222 raste aktivë, nga 562 që është numri në total i të gjithë të infektuarve në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar me COVID-19 14 raste të reja nga 231 persona të dyshuar që u testuan.

Nga këto teste, 35 ishin personel mjekësor, ku vetëm një bluzë e bardhë në Shkodër doli pozitiv. Nga 14 rastet e reja, 7 janë në Krujë, 5 në Tiranë dhe 2 në Shkodër.

Deri më tani në Shqipëri janë kryer 5542 teste, nga të cilat vetëm 10% e të testuarve kanë dalë pozitiv, pra shifra 562 të prekur.

Sipas Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik, kjo shifër tregon “për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm testimesh për të vlerësuar situatën”.

Deri më tani, Shqipëria shënon 26 viktima të prekur me koronavirus. shumica prej të cilëve kanë pasur edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 42 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:

– Tiranë 251 raste

– Durrës 42 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 16 raste

– Fier 36 raste

– Kavajë 9 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 19 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 96 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 raste

– Has 13 raste

– Krujë 18 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste

– Kukës 11 rast

-Mallakastër 1 raste

– Kurbin 7 raste

Check Also

Zanafilla e inceneratorëve: Emergjenca mjedisore u shpall pa bazë ligjore

Në fillim të shkurtit 2014, pesë zëvendësministra të qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama …

Argumentimi qesharak i gjyqtarit Erjon Bani, ish-ministri Koka u la në burg për t’i “rregulluar imazhin drejtësisë”(!)

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi sërish të rrëzojë kërkesën e …

Ballkani i Hapur? Rama: Do të presim e shohim reagimin e Serbisë

Shqipëria nuk ka pse të ndjehet e rrezikuar nga agresoni rus në Ukrainë, ndërsa vendi, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *