Këshilli i Ministrave emëron gruan e Denar Bibës në postin e rëndësishëm

Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit të KQZ Denar Biba është emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave në postin e anëtares së Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, Elona Kana emërohet në këtë post për periudhën e mbetur të mandatit, sipas përcaktimit të shkronjës “d”, të pikës 3, të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, raporton newsbomb.al.

Por, bashkëshortja e nënkryetarit të KQZ Denar Biba nuk ëhstë një emër i panjohur në opinionin publik. Në tetor të vitit të kaluar ndaj saj nisi procesi i vettingut, pasi mbante postin e Këshilltares në Gjykatën e Lartë. Që në nisje të procesit, ajo kërkoi përjashtimin e relatores së çështjes, Xhensila Pine, duke e konsideruar relatoren të njëanshme në atë që ajo e quajti “ulje radikale të të ardhurave dhe rritje të pajustifikuar të shpenzimev.”

Kana ngriti dyshime për ndikim politik të relatores në qëndrimin ndaj saj, raporton newsbomb.al.

Elona Kana ka punuar si këshilltare në Gjykatën e Lartë në vitet 2004-2006 dhe pas një shkëputje 6-vjeçare vazhdonte punën në të njëjtin pozicion prej vitit 2012 dhe njëkohësisht ndiqte studimet në Shkollën e Magjistraturës. Por gjatë përballjes në Vetting, Kana dha dorëheqjen nga posti dhe nga shkolla e Magjistraturës gjithashtu.

Nisur nga kërkesa e saj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut) vendosi të ndërpresë procesin ndaj saj, por jo me një vendim “të lehtë”. Duke qenë se Elona Kana e dha dorëheqjen gjatë procesit të vetingut, KPK-ja vendoi t’i ndalojë bashkëshortes së Denar Bibës mbajtjen e posteve në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15 vjeçare, raporton newsbomb.al.

Pra, për 15 vitet e ardhshme Elona Kana humb të drejtën për të punuar në sistemin e drejtësisë.

Vendimi i Keshillit te Ministrave:
ggdfgfdfgdfdfdf.jpg

Check Also

Dionis Biba, personazh i njohur i rrjeteve sociale, u kap brenda shtëpisë së barit, dënohet me 15 muaj në Angli

Dionis Biba është një personazh i njohur i rrjeteve sociale pasi përmes videove në Instagram …

Të dhënat për koronavirusin, varianti “Delta” pushton Europën

Tashmë konfirmohet zyrtarisht se varianti “Delta” i koronavirusit apo i njohur ndryshe si variant indian …

Njihet si “prokurori i besuar i amerikanëve”, Adnan Xholi kalon në SPAK

Adnan Xholi iu bashkua sot trupës aktuale të prokurorëve specialë të SPAK, pasi Këshilli i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *