Iu gjetën 863 mijë euro dhe dokumentet e Tahirit në makinë, shpëton Orest Sota

Gjykata e Elbasanit dënon me 240 orë pune në shërbim të komunitetit Orest Sotën, të cilit në 1 nëntor të vitit 2017 gjatë arrestimit iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe bashkëshortes së tij.

Sota u gjet fajtor nga togat e zeza të Elbasanit vetëm për dy akuza, drejtim mjeti në gjendje të parregullt dhe mosbindje ndaj punonjësit të policisë së rendit Publik. Ndërsa akuza për “Fshehje te të ardhurve”, ishte pushuar që në seancën paraprake.

Sipas dokumenteve të siguruara nga gazetarja e Abc News Glidona Daci, Orest Sota u dënua më 4 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim i’u konvertua në 240 orë punë vullnetare. Prokuroria e Elbasanit bën te ditur se vijojnë hetimet për veprën penale “fshehje e të ardhurve” dhe “pastim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, por pa autor.

Orest Sota është arrestuar nga policia ne oborrin e kompanisë Kurum, në Elbasan. Fillimisht çështja u hetua nga ish-prokuroria për krime të rënda pasi aso kohe dyshohej se paratë e gjetura në makinën e 28 vjecarit ishin të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Biznesmeni pretendoi se paratë rrjedhin nga burime të ligjshme dhe se ishin tërhequr nga një bankë e nivelit të dytë 10 ditë përpara se të ndalohej nga policia. Sota ka deklaruar se ato para po i mbante me vete sepse i duheshin për të kuruar nënën e sëmurë. Orest Sota u hetua fillimisht në një dosje të përbashkët me ish-ministrin Tahiri dhe grupin e Habilajve, por me pas çështja e tij u vecua. 28 vjeçari qëndroi në qeli rreth dy muaj, deri sa u lirua nga ish-gjykata e Apelit për Krime të Rënda më 4 janar 2018 me garanci pasurore prej 5 milion lekësh. Kjo gjykatë rrëzoi masën e sigurisë të dhënë nga shkalla e parë “arrest në burg”.

Më 31. 08. 2019 ish prokuroria për Krimet e Rënda ka shpallur moskompetencën për hetimin e dosjes së biznesmenit Orest Sota, dhe e trasferoi atë në Elbasan.

Check Also

Apeli Administrativ rrëzon Ministrinë e Brendshme për refuzimin e azilit të turkut Shimshek

Apeli Administrativ shfuqizon vendimin e Ministrisë së Brendshme për refuzimin e azilit për turkun Selami …

Pandemia/ Gjysmës së shqiptarëve iu pakësuan të ardhurat

Covid-19 u shfaq në dhjetor 2019 dhe është përhapur me shpejtësi në të gjitha vendet …

Rama: Besoj se do ta kthejmë pranverën në stinë vaksinimi

Gjatë bisedimit me qytetarët e Beratit, kryeministri Edi Rama foli me qytetarët dhe për çështjen …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *