ISHP: Asnjë i infektuar me koronavirus në Shqipëri, deri më tani 36 të testuar

Në informacionin e përditshëm, Eugena Tomini, Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ka bërë me dije se Shqipëria është e paprekur nga koronavirusi.

Ajo ka theksuar se janë kryer në total 36 testime për koronavirusin dhe kanë rezultuar negative.

Sipas Tominit për testimin Shqipëria po ndjek të njëjtin protokoll që kanë ndjekur vendet e tjera, të autorizuar nga OBSH.

Gjithashtu, ashtu ajo përforcoi edhe një herë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për personat që kanë udhëtuar nga vendet e prekura me Covid-19, që të vetëizolohen për 2 javë, duke theksuar edhe faktin se ditët e fundit thirrjet telefonike në qendrën kombëtarë të urgjencës, kanë arritur deri në 1600.

Ndërkohë në njoftimet zyrtare të OBSH, thuhet se pjesa më e madhe e rasteve të infektuar është përqendruar vetëm në 5 shtete, ku mes tyre është Italia.

Në Itali bilanci i viktimave nga koronavirusi është rritur mbi 50 dhe disa nga qytetet më të prekura veriore, kanë pezulluar aktivitetet dhe shkollat deri javën e ardhshme.

“Në Itali shohim se kryeministri po koordinon përpjekjet me qeverinë lokale duke rritur mbikëqyrjen. Sigurisht që janë kapur në befasi nga virusi, por institucionet italiane janë të forta dhe ne kemi besim se do arrijnë ta përmbajë epideminë,” njoftoi OBSH-ja.

Check Also

Gjermania ndryshon rregullat për shqiptarët, ambasada: Ja kushtet e reja

Gjermania ka ndryshuar kushtet e hyrjes në kufijtë e saj për të gjithë udhëtarët shqiptarë, …

Largohet nga detyra e drejtorit të Albpetrol, Flamur Mato

Largohet nga detyra drejtuesi i Albpetrol, Flamur Mato, i cili zëvendësoi pak muaj më parë, …

Koçi në SPAK: Bota e krimit në Fier, lidhje të konsoliduar me politikën, zyrtarëve u dhëmbi deklarata ime

Ish-zv.Ministri i Mbrojtjes, aktualisht kryetar i emëruar i PS-së për Fierin, Petro Koçi, dëshmoi për …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *