Myftar Lumneshi, ish-biznesmeni i lojërave të fatit, njëherazi një nga emrat më të afërt me Partinë Demokratike në vitet 2000, është rrahur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 21:30, në ambientet e një restoranti të njohur në kryeqytet, pranë zonës së njohur si “Rrugica e Salës”.
Dëshmitarët u shprehën se biznesmeni ishte duke darkuar me një ish-deputet të Partisë Demokratike, garues edhe në këto zgjedhje, kur dy djem, rreth 30 vjeç, e kanë qëlluar me dorezë hekuri duke i çarë ballin.
Ndërkohë, pasi e kanë qëlluar, dy të rinjtë janë larguar me vrap, ndërsa ish-biznesmeni i kumarit është shoqëruar për krahu në spital nga eksponenti i Partisë Demokratike./DITA