Ironia “gjeografike” e Koronavirusit: Një nga karantinat do ngrihet pranë zonës ku kanë vilat të kamurit e Shqipërisë

Koronavirusi i është afruar ndjeshëm Shqipërisë, pas rasteve që janë konstatuar në Itali dhe madje edhe me viktima. Autoritetet shëndetësore në Tiranë prej kohësh janë duke diskutuar për vendet e mundshme, ku mund të ngrihet karantina, nëse virusi vdekjeprurës do të arrijë në vendin tonë.

Janë menduar dy karantina, por për të parën është marrë vendimi i formës së prerë dhe ajo do të jetë në zonën e Lundrës pranë Rolling Hills, aty ku banojnë pjesa më e madhe e të pasurve të Shqipërisë.

Kjo zonë, ku Ministria e shëndetësisë do të ngrejë karantinën e parë me të infektuarit e koronavirusit ndodhet vetëm 4 kilometra larg Tiranës.

Një tjetër plan për karantinë është boshatisja e godinës së shërbimit infektiv në QSUT dhe trasferimi i pacientëve drejt spitaleve të tjera. Por ende nuk dihet nëse godina që është planifikuar është pajisur me infrastrukturën e nevojshme dhe shërbimet e kërkuara.

Pasi përveç kësaj një vend karantinë duhet edhe të vlerësohet nga ekspertët nëse është e përshtatshme për të pasur këtë funksion. Karantina ngrihet pikërisht për ato raste që do të dyshohen se janë prekur nga koronavirusi për t’i mbajtur ata të veçuar nga njerëzit e tjerë duke i ofruar të gjitha shërbimet deri në përfundim të periudhës se inkubacionit e cila është përcaktuar 14 ditë.

Check Also

Dy “të vërteta” për inceneratorët

Komisioni hetimor për inceneratorët mbylli sot punën. Më shumë se tre muaj pas seancës së …

PPP-të në Shëndetësi: Shqiptarët paguajnë miliona euro për shërbime të pakryera

Në javën e tretë të janarit, qeveria e qendrës së majtë të kryeministrit Edi Rama …

Dosja 184, dëshmojnë disa punonjës të policisë

Të dy ish zyrtarët e lartë vendorë akuzohen për shpërdorim detyre përmes një skeme të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *