Ikën zëvendësministri që firmosi licencën e Duty Free

Zëvendësministri i Financave Elton Harxhi nuk do të jetë më në këtë detyrë. Njoftim zyrtar nga Ministria e Financave nuk ka por ai vet e pohoi largimin në News24. “Nuk mundet të vijoja të qëndroja më në atë detyrë”, është shprehur ish zv/ministri.

Dy ditë më parë (të martën) Ministria e Financave humbi gjyqin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, pasi kishte kërkuar anulimin e licencës për shfrytëzimin e dyqaneve pa taksë në Aeroportin e Rinasit për kompaninë “Albanian Duty Free Distribution”, me pronare Elona Çaushin.

Zv/ministri i Financave është ai që ka vendosur firmën për licencën e Duty Free më herët në emër të gruas së Gjin Gjonit. Ishte pikërisht kjo licencë që futi në një “konflikt” të sajuar kompaninë amerikane që kishte fituar të drejtën e shfrytëzimit të dyqaneve Duty Free në Aeroport. Por amerikanët u larguan më pas e dëshpëruar për shkak se procesi ishte futur në ulli të panjohur ligjor ndërkohë që dyqanet kanë mbetur peng dhe të mbyllur. Gjyqi i dy ditëve të fundit u ndoq edhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane.

Më herët ambasadorja e re kishte dhënë sinjale se kjo ishte një çështje serioze. Por i pyetur drejtpërdrejtë nga gazeta “Si” për motivacionin e largimit të tij nga detyra, ish zv/ministri thotë se nuk mund të tregojë motivacionin. I pyetur sërish nëse ai është larguar për shkak të licencës së Duty Free, ai përgjigjet se nuk “mund të thotë asgjë”.

Në të vetmin reagim zyrtar pas vendimit të gjykatës Ministria e financave tha se ndihej e “keqardhur për vendimin e Gjykatës Administrative”. Duke u rezervuar në interpretimet në themel të vendimmarrjes në çështjen në fjalë, ministria u shpreh se sistemi gjyqësor është i rëndësishëm në klimën e biznesit dhe me trajtimin e investitorëve të huaj në vend.
Zv/ministri iku pikërisht pas kësaj ndodhie …

Check Also

Atentati ndaj 42-vjeçarit në Lezhë policia pyet disa dëshmitarë

Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona në lidhje me atentatin e të martës në …

Venecia kritikon socialistët për ndryshimet e njëanshme në kushtetutë

Komisioni i Venecias shprehu keqardhje për procedurën e ndjekur nga Partia Socialiste dhe mbështetësit e …

Mirel Mërtiri, padi kundër BIRN Albania për dëm ‘moral dhe ekzistencial’

Me pretendimin se raportimi për lidhjet e tij me koncesionet e trajtimit të mbetjeve urbane …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *