I hiqen makinat administratës, kush shkel rregullin i hiqet rroga 3 muaj e nëse e përsërit hiqet nga puna

Nga dita e nesërme punonjësit e administratës nuk do përdorin më makinën për të shkuar në punë.

Në njoftimin e bërë nga kreu i qeverisë thuhet se përjashtim bëjnë disa kategori të renditura në njoftim dhe që duhet të ndjekin disa hapa të përcaktuara për të mundësuar lëvizjen.

Sipas njoftimit, ata punonjës që kapen duke shkelur rregullat do u hiqet rroga 3 muaj e nëse e përsërisin do largohen nga puna.

Njoftimi i Ramës

NGA NESËR, TË GJITHË PUNONJËSIT E MINISTRIVE, BASHKIVE E PREFEKTURAVE, NGA SEKRETARËT E PËRGJITHSHËM DHE DERI TEK I FUNDIT, NUK DO TË PËRDORIN MË MAKINË PËR TË SHKUAR NË ZYRË!

NGA KY RREGULL PËRJASHTOHEN VETËM PUNONJËSIT E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË, MINISTRISË SË MBROJTJES, MINISTRISË SË FINANCAVE APO TË PREFEKTURA E BASHKIVE, QË JANË TË PËRFSHIRË NË LISTËN PRIORITARE ME FIRMËN E TITULLARIT, PËR TË GARANTUAR ZHVILLIMIN E LUFTËS SIPAS PLANIT, NË ASPEKTIN SHËNDETËSOR DHE HUMANITAR!

🔴 NGA NESËR, TË GJITHË PUNONJËSIT E INSTITUCIONEVE TË VARËSISË SË ADMINISTRATËS QËNDRORE APO VENDORE, QË E KANË PUNËN NË ZYRË, NUK DO TË PËRDORIN MAKINË PËR TË SHKUAR NË PUNË.

TITULLARËT E TË GJITHA INSTITUCIONEVE TË VARËSISË, DUHET TË ÇOJNË SOT TEK MINISTRI APO KRYETARI I BASHKISË, LISTËN E ARSYETUAR TË PUNONJËSVE QË E KANË TË DOMOSDOSHME LËVIZJEN ME MAKINË. EMËR PËR EMËR!

TË GJITHA LISTAT DUHET T’I VIHEN NË DISPOZICION JO MË VONË SE ORA 23.00 POLICISË SË SHTETIT.

🔴 SHKELJA E KËTYRE MASAVE, TË CILAT DO TË PËRFSHIHEN NESËR, SË BASHKU ME MASAT E REJA PËR LËVIZJEN E KËMBËSORËVE NË AKTIN NORMATIV, DO TË NDËSHKOHET ME MBAJTJEN E RROGËS PËR 3 (TRE) MUAJ DHE NË RAST PËRSËRITJE ME LARGIMIN PËRFUNDIMTAR NGA PUNA!

SOT PUNONJËSI I SHTETIT QË SHKEL RREGULLAT E LUFTËS NË MËNYRË TË PËRSËRITUR, NUK ËSHTË NJË KUNDRAVAJTËS SI TË TJERËT, PO NJË DEZERTOR NË KUPTIMIN E PLOTË TË FJALËS!

🔴 NGA NESËR, KËMBËSORËVE QË DO TË SHKELIN MASAT E REJA TË LËVIZJES DHE QË FIGUROJNË NË BORDEROTË E REPUBLIKËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SI PUNONJËS TË ADMINISTRATËS QENDRORE APO VENDORE, DO T’U MBAHET RROGA PËR 3 (TRE) MUAJ DHE NË RAST PËRSËRITJEJE DO TË LARGOHEN PËRFUNDIMISHT NGA RADHËT!

POPULLI NUK I PAGUAN TAKSAT PËR T’U DHËNË RROGA ATYRE QË RREZIKOJNË JETËN E TIJ NË KËTË LUFTË KU PUNONJËSIT E SHTETIT DUHET TË JENË SHEMBULLI MË KUPTIMPLOTË I DISIPLINËS SHTETËRORE DHE PËRGJEGJSHMËRISË QYTETARE!

🔴 KJO LUFTË NUK ËSHTË LOJË! PËRBALLË ARMIKUT QË NA KA SULMUAR JEMI NJË VEND, NJË POPULL DHE NJË SHTET! VETËM KËSHTU MUND T’IA DALIM DHE ASKËND QË S’DO TË KUPTOJË NUK MUND TA TOLEROJMË MË!

Check Also

Si e vrasim të vërtetën!

Nga Irena Beqiraj Jam rritur duke menduar se e vërteta me shumë gjasa del nga …

Sot bëhet një vit nga tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë ndër dekada

Ishte ora 03:56 mëngjesin e 26 nëntorit të kaluar, kur një lëkundje e fuqishme me …

Malltezi: Rama, Ahmetaj, Blushi, Koka e Zoto janë kapur duke vjedhur 430 milionë euro, s’e mbulojnë dot me mediat e blera

Anëtari i kryesisë së PD-së, Malltezi, ka denoncuar ato që i quan pseudomedia lidhur me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *