Gruaja e ish-deputetit që u ekzekutua nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Dyshimet se vrasja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka mund të ketë ndodhur për shkak të konflikteve me punën e tij si ndërtues, për grupin hetimor i ka përforcuar edhe më shumë bashkëshortja e tij.

E marrë në pyetje nga grupi hetimor, Natalina Ujka ka treguar personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte për shkak të shitjes së apartamenteve. Një prej tyre, referuar dëshmisë ishte edhe konflikti me Aleksandër Kelmendin.

Në momentet e para të ngjarjes, Natalina Ujka u kishte deklaruar punonjësve të policisë se kishte dëgjuar një krismë të mbytur dhe se kishte vënë re Pashkon kur ishte rrëzuar përtokë.

Fillimisht, ajo pohoi se nuk kishte mundur të shihte autorin. Ndërsa në deklarimet e dhëna më vonë, ka pohuar se njëri prej autorëve ishte trup i mbushur. Nga dëshmia e saj dhe pamjet e kamerave të sigurisë, ky person ka ngjashmëri me trupin e Marjan Kolës ose Aleksandër Kelmendit.

Për vrasjen e biznesmenit, janë arrestuar Kristian Kelmendi dhe Marjan Kola, ndaj të cilëve është caktuar arrest me burg 30 ditë. Dy të rinjtë kanë mohuar akuzën, me argumentin se ditën e vrasjes ndodheshin në Kosovë.

Check Also

Vlerësimi i “The Economist”: Bilanci real i pandemisë, 12 mijë viktima në Shqipëri

Bilanci i pandemisë në Shqipëri mund të jetë shumë herë më i lartë nga sa …

Escobar: Do të shpallim persona të tjerë “non grata” në rajon

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar u shpreh sot në …

Protesta e 8 janarit, Berisha thirret nesër në Prokurori, pasnesër Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti demokrat Flamur Noka do të thirren nesër në Prokurori, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *