Gjykata e Posaçme sekuestron kompleksin “Golden” dhe pronat e Altin Hajrit në Shijak

Gjykata Kundër Krimit të Oranizuar vendosi të enjten sekuestro të pronave të shtetasit Altin Hajri. Konkretisht, kompleksi “Golden Resort”, në Xhafzotaj, Pjezë Durrës. Në sekuestro është vënë karburanti “ALT-OIL 2008” dhe një vilë dy katëshe në Pjezë, Shijak.

Vendimi u dha mbi bazën e nenit 19 të Aktit Normativ nr 1 datë 31.01.2020 si subjekt i ligjit në kuadër të procedimit nr. 475 i ndryshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 139 dhe 333 të KP.

Vendimi i është dërguar për ekzekutim Agjensisë po sot dhe për njoftim, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorisë së Posaçme dhe shtetasit Altin Hajri.

Tashmë familja e Altin Hajri mund të përdorë pa të drejtë tjetërsimi vetëm vilën ku banon, pjesa tjetër e familjes që nuk janë ndaluar për rrëmbimin, vrasjen e më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës. Kompleksi ‘Golden’ në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, i cili u rrëmbye më 17 janar 2020.

Policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij në këtë kompleks në momentin kur nxirret dhe vendoset në një furgon për ta zhdukur duke vendosur pas hekurave Leonard Hajrin, Bajram Hajrin, Elton Hajrin, Festim Bexhdilin, Olsi Turjan si dhe Ardian Docajn nga Shkodra i cili u vetëdorëzua pasi iu sekuestrua pasuria në Shkodër, ndërsa Altin Hajri është ende në kërkim nga autoritetet.

Check Also

Mirel Mërtiri, padi kundër BIRN Albania për dëm ‘moral dhe ekzistencial’

Me pretendimin se raportimi për lidhjet e tij me koncesionet e trajtimit të mbetjeve urbane …

FMN nxjerr ‘blof’ qeverinë për Rindërtimin: Deri në shtator u realizua vetëm 8% e planit vjetor

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një raport të fundit ka hedhur dritë mbi fondet që …

Balluku: Kolaudimi i makinave nuk do të jepet me konçesion

Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku ka mohuar të ketë një konçesion të ri për shërbimin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *