Gjykata e Posaçme lehtëson masën e sigurisë për gjyqtaren Mimoza Margjeka

Gjykata e Posaçme e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të martën lehtësimin e masës së sigurisë për gjyqtaren e Durrësit të deleguar në Korçë, Mimoza Margjeka e cila u vendos në arrest shtëpie pas një hetimi të SPAK nga rezultoi se bashkëshorti i saj, Arben Cara, profesor i drejtësisë në Universitetin e Durrësit, mori 6 mijë euro prej familjarëve të një të pandehuri.

“Masa e sigurisë është ndryshuar nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’ për znj. Margjeka. Ndryshimi i masës është vendosur për shkak se është nënë me fëmijë të vogël”, i tha BIRN koordinatorja për të drejtën e informimit në Gjykatën e Posaçme, Dinora Aleksi.

Sipas Aleksit, nuk është ndryshuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” për katër të proceduarit e tjerë, Arben Carën, avokatin Skënder Demiraj, Nejton Balin dhe Klaudjo Zhillën. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Mimoza Margjeka dyshohet se mori 6 mijë euro përmes bashkëshortit Arben Cara për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të ndaluar në Pogradec për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Sipas SPAK, avokati Skënder Demiraj dhe dy shtetasit e tjerë Nejton Bali e Klaudjo Zhilla u arrestuan pasi dyshohet se i dhanë bashkëshortit të gjyqtares shumën prej 6 mijë eurosh. Pas transferimit të shumës, Gjykata e Apelit të Korçës ndryshoi masën e sigurisë së Orion Balit, i cili ishte ndaluar në korrik të këtij viti duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm nga Korça për në drejtim të kufirit malazez.

Pas caktimit të masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Mimoza Margjekajn në muajin shtator, Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ vendosi pezullimin e saj nga detyra.

Check Also

Masat kundër koronavirusit dëmtuan industrinë e dasmave në Lezhë

Zef Beka, një këngëtar me origjinë nga Tropoja i adoptuar prej dekadash nga zona e …

Misteri i arratisjes së Moisi Habilajt, media italiane: Dëshmia e tij mund të jetë kyçe në procesin ndaj Saimir Tahirit

Media italiane ka zbardhur të tjera hollësi lidhur me arratisjen e Moisi Habilaj i cili …

Pacientët nga rrethet e paguajnë shtrenjtë betejën familjare me COVID-19

Dritani, 40 vjeç nga qyteti verior i Kukësit, qëndroi gjatë pas kangjellave të spitalit “Shefqet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *