Gjatë krizës, OSSHE do faturojë aq elektricitet sa është konsumuar një vit më parë, diferencën pas krizës

Enti rregullator i Energjisë (ERE) ka vendosur që konsumtarët e energjisë do të paguajnë, gjatë kohëzgjatjes së krizës së koronavirusit, të njejtën sasi që kanë konsumuar në të njejtin muaj në vitin 2019. Diferenca mes konsumit të një viti më parë dhe atij real këtë vit do të faturohet në muajin e parë pas mbarimit të krizës.

Kjo masë merret për shkak të pamundësisë së OSSHE-së që të çojë punonjësit e saj për të lexuar matësat e energjisë dhe për të shpërndarë faturat.

Sipas këtij vendimi, nëse në muajin mars 2019 keni paguar 100 kw energji elektrike, edhe për këtë muaj, pra mars 2020, qytetarët do të paguajnë po 100 kw pavarësisht sa do të konsumojnë.

Diferenca do të faturohet pas mbarimit të krizës, pra nëse realisht keni konsumuar 120 kw në prill, 20 kw e papaguar tani do të faturohen kur të mbarojë kriza bashkë me konsumin e muajit përkatës.

Lidhur me bizneset, të cilat për shkak të masave, janë ndaluar të ushtrojnë aktivitetin e tyre, Bordi i ERE-s vendosi që ato do të faturohen vetëm 15 ditët e para të muajit mars, ndërsa nuk do të faturohen për muajt në vijim për aq kohë sa rezultojnë ndalimet për ushtrimin e veprimtarisë.

Ata klientë që kanë ankesa lidhur me këtë mënyrë faturimi, kanë të drejtë të ankohen pranë OSHEE dhe ankesat e tyre duhet të marrin zgjidhje brenda 10 ditëve.

Check Also

Të ardhurat tatimore, KLSH: VIP-at performancë jo të mirë, Tirana, Durrësi e Vlora dobët me kontributet

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka marrë në auditim Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve …

Shkatërrimi i rafinerisë së Ballshit i lë punëtorët duarbosh

Dhjetë mijë euro nuk janë pak para që pensionisti 65-vjeçar, Robert Astani të mund t’i …

“Ka kontaminuar zonën me mbetje të rrezikshme” – IKMT i vë gjobë 2 milionë lekë “Bankers Petrolium” dhe i pezullon aktivitetin

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka gjobitur me 2 milionë lekë të reja …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *