Mjeku Pëllumb Pipero ka dhënë detaje nga situata e covid 19 në vend dhe sidomos për pacientin që që u deklarua si viktima e pestë.
Pipero thotë se ai është rikthyer në jetë, por gjendja është e rëndë.
“Situata është shumë dinamike, kemi më shumë se 40 të shtruar këtu. Kemi raste që presim t’i nxjerrim, po ashtu kemi raste të rënda.
Për pacientin që pësoi vdekje klinike, është rikthyer në jetë po r është ende rëndë”, tha mjeku.