Emigrantët e bllokuar në Kapshticë nuk do të lejohen të futen në Shqipëri

Kryeministri Rama deklaroi të hënën se emigrantët shqiptarë të bllokuar në Kapshticë dhe asnjë emigrant rezident në shtete të tjera nuk do të lejohen të futen në Shqipëri.

Përmes një komunikimi live në Facebook, Rama tha se në Kapshticë ka 19 makina me persona rezidentë në Greqi që nuk kanë asnjë urgjencë për të hyrë në Shqipëri dhe se për këtë arsye ata nuk do të lejohen të hyjnë:

“Në Kapshticë kemi 19 makina të personave që janë banorë rezidentë në Greqi, të cilët nuk kanë asnjë urgjencë por këkrojnë të hyjne për të takuar familjen.

Në këtë kohë është e vetmja rrugë që ne kemi, që të dekurajojmë maximumi hyrjet në kufi.

Kufijtë janë të mbyllur për të gjithë ata që janë rezidentë në vende të tjera.”

Kryeministrja lajmëroi se nga sot të gjitha ata që janë rezidentë në Shqipëri dhe do të vijnë përmes kufijve tokësorë do të karantinohen në hotele, për 14 ditë, me shpenzimet e tyre.

Ata nuk do të lejohet të shkojnë në shtëpi pa kaluar afati 14 ditor, kohë gjatë së cilës do të shikohet nëse janë të prekur me Covid-19 apo jo.

Dhjetra emigrantë kanë që më 3 prill të bllokuar në zonën neutrale të doganës së Kapshticës.

Check Also

Los Anxhelos rikthen maskat, Biden: Vala e re e pandemisë, tek të pavaksinuarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i pyetur nëse amerikanët do të …

Reforma në drejtësi, Xhafaj: 24 orë para miratimit, diskutohej të binte qeveria. Sot ka të penduar nga ata që e kaluan

22 korriku i këtij viti shënjon 5 vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, themelin ligjor …

Dionis Biba, personazh i njohur i rrjeteve sociale, u kap brenda shtëpisë së barit, dënohet me 15 muaj në Angli

Dionis Biba është një personazh i njohur i rrjeteve sociale pasi përmes videove në Instagram …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *